1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Hapet çështja e kufirit Kosovë - Maqedoni

Prishtina thotë se Qeveria e Maqedonisë nuk mund të vendosë kushte për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Qeveria e Maqedonisë vendosi së fundi të shënojë vijën kufitare me Kosovën, sipas marrëveshjes së 2001-it.

ë

Tetovë

Qeveria e Kosovës beson se Maqedonia do ta njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës dhe në këtë mënyrë do t`u bashkohet grupit të fuqive të mëdha, që e kanë ndërmarrë këtëhap. Zëvëndëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi, thotë se Kosova dhe Maqedonia duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar që të fillohet me shënimin e vijës kufitare Kosovë - Maqedoni, në bazë të një marrëveshjeje të vitit 2001, ndërmjet Shkupit dhe Beogradit, sipas të cilit 2500 hektarë tokë të Kosovës kalojnë nën administrimin maqedon. Me këtë vendim sipas analistëve qeveria e Maqedonisë dëshiron të kushtëzojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Mirëpo zëvendëskryeministri, Hajredin Kuqi, thotë se vija kufitare Kosovë -Maqedoni duhet të përcaktohet me një marrëveshje të re ndërmjet të dy vendeve, e cila do të mbështetej edhe nga faktori ndërkombëtar.

Çështja e shënimit të vijës kufitare Kosovë - Maqedoni, u bë problematike në vitin 2001 duke ngritur tensionet në kufi dhe shkaktuar valë protestash të banorëve lokalë. Marrëveshja ndërmjet Shkupit dhe Beogradit, për kufirin e Kosovës ishte hedhur poshtë nga parlamenti i Kosovës mirëpo, ajo u pranua nga zyra ligjore e OKB-së, e cila ishte plotfuqishme në Kosovë. Ky vendim i zyrës ligjore të UNMIK-ut, thuhet të jetë përfshirë në planin e ndërmjetësit, Marti Ahtisari, mbi bazën e të cilit Kosova shpalli pavarësinë.

DW.COM

  • Data 28.02.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFLo
  • Data 28.02.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFLo