1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Hapat me varfërinë në Kosovë dhe gjendjen e sigurisë në Preshevë

Varfëria nuk njeh përkatësi etnike - gjendja në Kosovë; Intervistë me Belgzim Kamberin, koordinator i Këshillit për të Drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës

1. Kushtet e rënda ekonomike, papunësia dhe varfëria nuk njohin përkatësi etnike apo fetare dhe me to duhet të ballafaqohen njësoj si shqiptarët ashtu edhe serbët e komunitetete tjera në Kosovë. Sipas Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kosovës, rreth 70% e popullsisë është e papunë, gati 40% e njerëzve jetojnë në varfëri, ndërsa 15% prej tyre jetojnë në varfëri të skajshme. Ajete Beqiraj

2. Më 26 dhjetor, policia serbe, bashkë me shërbimet e tjera të sigurisë, arrestoi në Preshevë dhjetë ish-pjesëtarë të UÇK-së, siç u tha zyrtarisht për "krime mbi popullsinë civile" në rajonin e Gjilanit. Nëntë prej të arrestuarëve u dërguan në Beograd ku tre ditë më vonë, gjykatësi hetues i panelit për krime lufte në Gjykatën e qarkut morri vendimin për zbatimin e hetimeve duke u caktuar paraburgimin prej 30 ditësh. Disa mijëra shqiptarë në Preshevë protestuan kundër arrestimit të 10 shqiptarëve. Belgzim Kamberi koordinator i Këshillit për të Drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës mbi gjendjen politike dhe të sigurisë.

Audio dhe video për temën

  • Data 05.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GSBr
  • Data 05.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GSBr