Hapat: Konfliktet ndëretnike të kohëve të fundit në Kosovë dhe zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Maqedoni | Hapat | DW | 12.01.2009
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Hapat: Konfliktet ndëretnike të kohëve të fundit në Kosovë dhe zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Maqedoni

Katër incidente ndëretnike në një kohë të shkurtër, gjendja në mëhallën e boshnjakëve, ujdia për zgjedhjet në Maqedoni

1. Nga 30 dhjetori deri në 5 janar në veri të Kosovës kanë ndodhur të paktën katër incidente të rënda ndëretnike. Institucionet e Kosovës i kanë dënuar këto incidente dhe e fajësojnë palën serbe. Ndërsa pala serbe e akuzon atë kosovare, por ngjarjet kanë shkaktuar përçarje edhe mes serbëve. Bahri Cani

2. Mëhalla e boshnjakëve në Kosovë është një prej lagjeve shumë të rralla multietnike në Kosovë. Në një hapësirë relativisht të vogël jetojnë pranë njëri-tjetrit shqiptarët, serbët, boshnjakët, romët dhe etni të tjera. Pikërisht në këtë lagje, gjatë dy javëve të fundit janë shënuar disa konflikte serioze ndëretnike mes serbëve dhe shqiptarëve. Zylfije Jakupi

Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni, VMRO-DPMNE, Bashkimi Demokratik për Integrim, socialdemokratët dhe Partia Demokratike shqiptare kane rënë dakord që zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Maqedoni të mbahen në 22 mars. Shkupi zyrtar e quan këtë një hap shumë pozitiv. Fatos Musliu.

Audio dhe video për temën

  • Data 12.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GWdA
  • Data 12.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GWdA