1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Hapa seriozë të futbollit të femrave shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në vjeshtë për herë të parë një veprimtari zyrtare për futbollin e femrave. Ky sport po promovohet jo vetëm në Tiranë, por edhe Shkodër, Korçë, Rubik...

default

Ekipi i futbollit të femrave në Tiranë

Nisja e një veprimtarie futbollistike për femra në Shqipëri konsiderohet si një kapërcim i madh i mentalitetit dhe traditës. Femrat shqiptare e kanë patur prej dekadash shumë të vështirë të qëndrojnë në shkallët e stadiumeve e lëre pastaj të jenë vetë protagoniste të fushës së blertë të futbollit. Vendimi i ditëve të fundit të Federatës Shqiptare të Futbolllit, për të zhvilluar një kampionat zyrtar edhe për femrat është i diktuar nga realiteti.

Në gusht të vitit 2007, në Shqipëri u oragnizua aktiviteti i parë futbollistik për femra, një kupë promocionale që mblodhi katër ekipet amatore nga Tirana, Korça, Rubiku dhe Shkodra, në qytetin bregdetar të Sarandës. Një nga promotorët e veprimtarisë, gazetari sportiv Genc Ymeraj, tashmë është presidenti i ekipit më të mirë Tirana AS. Ai e kujton fillimin me vështirësitë organizative, financiare dhe profesionale“Por kishte një padurim të madh për ta kokretizuar dëshirën e atyre vajzave në të gjithë vendin. Që nga kupa e Sarandës, janë zhvilluar dhe 6 të tjera për ta mbajtur të gjallë iniciativën. Duke rritur dhe dimensionin e fushës nga pesë me pesë deri në njëmbëdhjetë me njëmbëdhjetë, siç është standardi normal” thotë për Deutsche Wellen, Genc Ymeraj

Ndër ekipet më të suksesshme deri tani është Tirana AS, që ka në përbërje rreth 30 vajza të moshës nga 14 deri në 30 vjeç. Ato aktualisht janë duke zhvillluar një cikël përgatitjesh fizike në mjediset e Parkut Kombëtar në kryeqytet. Si drejtues teknik i Tirana AS është Altin Raklli, ish lojtar protagonist i kombëtares shqiptare, por dhe që për një periudhë rreth 10 vjeçare ka luajtur dhe në Gjermani.

Albanien der Sportreporter Genc Ymeraj in Tirana

Gazetari sportiv, Genc Ymeraj, duke folur për DW

Ana Baro është 16 vjeç dhe luan në pozicionin e sulmueses në këtë ekip. Ajo tregon se qysh në fëmijëri e ka tërhequr futbolli. “Fillimisht kam qënë me ekipin e çunave të Tiranës dhe prej gati një viti e gjysëm, që është krijuar Tirana AS, aktivizohem me të. Unë luaj si sulmuese e krahut të djathtë ose në qëndër. Kam shënuar gol në ndëshjen e finale kur fituam kupën, kurse në një ndeshje tjetër nuk kam luajtur pasi kam qënë e dëmtuar”, thotë Ana.

Genc Ymeraj thotë se ekipi, veç angazhimit në ndeshjet e kupave, ka luajtur dhe me ekipin e Prishtinës, në Kosovë dhe në Shqipëri.

“Ata janë krijuar para 7 viteve dhe kanë eksperiencë më shumë, por kanë qënë ndeshje të bukura. Për nder të një vjetorit të pavarësisë do të ketë edhe një takim tjetër në stadiumin e qytetit të Vlorës”, shpjegon Ymeraj.

Erlinda Metaliaj është në klasën e 9, në një nga shkollat e kryqytetit. Ajo e ka nisur lojën e futbollit prej 1 viti. Kjo nuk e ka penguar as për mësimet. “Bëjmë stërvitje thuajse ditë për ditë, pavarësisht se tani është kohë e keqe, ftohtë dhe me shira të shumta. Jemi përqëndruar tek stërvitja fizike, duke bërë vrapime në natyrë, ose ushtrime të ndryshme. Synoj që të luaj me kombëtaren shqiptare”, thotë ajo për DW.

Fillimi i kampionatit të futbollit për femra do t'i ballafaqojë lojtaret dhe trajnerët me një realitet të ri. Duke përmirësuar standardet dhe kërkesat, por dhe për të afruar më shumë fansa dhe një rivalitet, si në veprimtaritë që zhvillohen në vendet e tjera europiane.

“Me synimin që ekipet shqiptare të marrin pjesë dhe në kampionate e kupa ndërkombëtare”, thotë Genc Ymeraj për DW.



  • Data 23.02.2009
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GyfW
  • Data 23.02.2009
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GyfW