1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Hap siparin Panairi Ndёrkombёtar i Librit nё Lajpcig

Panairi i Librit nё Lajpic - Larmi temash dhe njё program voluminoz me fokus Europёn, lirinё e mendimit e tё drejtat e autorit.

Njё festё e leximit, takim mes profesionistёve tё letёrsisё, festival, takim autorёsh, pikё takimi me Europёn Lindore dhe Qendrore, forum diskutimi, ekspozit, panair antikuariatesh, Startup-Village dhe njё numёr i madh ҁmimesh, programi i Panairit tё Lajpcigut ёshtё voluminoz, nё tё cilin mund ta humbёsh orientimin.

260.000 vizitorё priten edhe sivjet nё kёtё panair (23.3.2017). Gati 2500 ekspozues nga 43 vende marrin pjesё nё njё sёrё veprimtarishё nё kuadёr tё panairit. Vetёm katalogu i programit tё panairit "Leipzig liest" (Lajpcigu lexon) ka 431 faqe informacion mbi veprimtaritё qё zhvillohen nё 400 pika tё ndryshme nё territorin e panairit. 3300 autorё, botues, aktorё e persona tё tjerё tё jetёs publike kontribuojnё nё realizimin e kёtij programi.

Europa – si ta konceptojmё atё?

Lituania si pikёrёndesё e panairit tё sivjetёm ёshtё pjesёmarrёse nё rreth 60 veprimtari. "Lituania do tё preferonte ta shihte Europёn tё bashkuar edhe mё fort ", u shpreh zёvendёsministrja e Kulturёs e vendit tё Baltikut Žemaitytė, nё kuadёr tё njё debati mbi kёtё temё. "Europa 21 – Hapёsirё mendimi pёr shoqёrinё e sё nesёrmes ", qё raund i nisur vitin e kaluar sivjet ёshtё planifikuar nga Esra Küçük nga Teatri Gorki i Berlinit. Ndёrsa vitin e kaluar diskutimi u pёrqendrua tek njerёzit qё po vinin nё Europё, sivjet ёshtё nё qendёr çёshtja, se çfarё duam ne nё Europё.

 LINK: http://www.dw.com/a-38077058