1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Hap prapa në zonën e Shengenit

Parlamenti i BE-së vendosi që në raste nevoje, 26 vendet e BE-së që përbëjnë zonën e Shengenit do të lejohen në të ardhmen t'i mbyllin kufijtë e tyre deri në dy vjet.

Kufijtë e hapur dhe liria për të udhëtuar lirshëm janë tiparet e BE-së. Përmes Passarelle des deux Rives, Urës së dy Brigjeve, mund të shkosh në vetëm pak minuta nga Strasburgu në Francë, në Gjermaninë fqinjë në Kehl.

Deutsch Französische Brücke in Straßburg

Passarelle des deux Rives

Shumë qytetarë e kalojnë çdo ditë këtë urë mbi lumin Rin për të shkuar për pazar në vendin fqinjë. Për Günther Petry kjo është një shenjë se sa ngushtë janë të lidhur me njëri-tjetrin dy qytetet kufitare. Prej 15 vjetësh, ai është kryetari i bashkisë së Kehlit dhe nuk mund t'i imagjinojë më kontrollet kufitare: Kalimi nga një anë tek tjetra siç e shihni dhe vetë është fare pa problem. Nga këndvështrimi im lokal, unë mendoj se kufiri i hapur është një gjë shumë e vlefshme që duhet mbajtur sa kohë dhe sa më shumë të jetë e mundur."

Por shumica në Parlamentin Evropian mendon se është e nevojshme një reformë e marrëveshjes Shengen. Në raste nevoje, vendet e BE-së do të lejohen në të ardhmen t'i mbyllin kufijtë e tyre deri në dy vjet.

Kjo do të monitorohet nga Komisioni i BE. Sidomos Gjermania luftoi për rregulla të reja për lirinë e udhëtimit, sepse sipas fjalëve të eurodeputetit Manfred Weber, "askush nuk e kishte menduar që ka shtete që nuk arrijnë t'i sigurojnë kufijtë e tyre, si p.sh. Greqia, dhe për shkak të përvojave të tilla kjo gjë duhet rregulluar rishtazi."

Landesvorsitzende Bündnis 90/Die Grünen in Brandenburg Ska Keller

Ska Keller

Të Gjelbërit në Parlamentin e Evropës mendojnë se nuk ka arsye për të ndryshuar një nga arritjet më të rëndësishme të Evropës. "Ne të Gjelbrit mendojmë se marrëveshja e Shengenit është një gur themeli i BE-së se është diçka prej së cilët qytetarët e BE vërtetë që pëfitojnë dhe që e perceptojnë në jetën e përditshme dhe ne na duket e pabesueshme që tani po i vihet sëpata Shengenit." - thotë eurodeputetja Ska Keller, e grupit të partive ekologjike.

Evropianët e rinj, si nxënësit shkollave, që e njohin Evropën deri tani vetëm pa trarët e pikave kufitare - ndoshta duhet të mësohen me një realitet tjetër.