1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Hap i madh për koalicionin qeveritar, por jo edhe për krizën

Koalicioni i madh në Gjermani ka përfunduar grindjet dhe ka arritur marrëveshje për një paketë të dytë për refugjatët. Por askush nuk ka fituar, sepse sfidat e mëdha gjenden para nesh, mendon Naomi Conrad.

Me muaj të tërë kanë vazhduar grindjet mes tyre. Ata kanë shkruar edhe letra kundërshtimesh. Më në fund Angela Merkel, Horst Seehofer dhe Sigmar Gabriel, krerët e partive të koalicionit në Gjermani, kanë arritur të enjten vonë një kompromis. Paketa e dytë e azilit mund të zbatohet, tha Gabriel pas takimit në Berlin.

Tani mund të analizosh se cili prej anëtarëve të koalicionit ka fituar në këto grindje për kufizimin e numrit të refugjatëve. Por për esencën - qendrat speciale të pranimit, ku do të vendosen personat, të cilët nuk kanë gati fare shansesh për azil, palët kanë rënë prej kohësh dakord. Mendime të ndryshme ka pasur për çështjen e ardhjes së familjarëve të refugjatëve, të cilët tani më kanë mbërritur në Gjermani dhe të cilët nuk mund të marrin azil. Por për momentin nuk mund të dëbohen, sepse në vendet prej nga vijnë kërcënohen me dhunë, apo dënim me vdekje. Kompromisi parasheh ndalimin e ardhjes së familjarëve të tyre për dy vite. Ndërsa gratë dhe fëmijët e personave në Gjermani - pavarësisht se cilit grup i takojnë - duhet të kenë përparësi në kontigjentin e ardhshëm të refugjatëve.

Kjo është e mira e paketës së ri. Këtu kanë fituar të gjithë, por kur mund të shndërrohet kjo paketë në ligj? Por kjo paketë nuk i zgjidh të gjitha problemet me refugjatët. Tani janë shtrënguar vidat pak për ardhjen e refugjatëve dhe shpejtohet procedura e dëbimeve, sepse disa vende me një nivel shumë problematik të të drejtave të njeriut radhiten ndër të "sigurta", por as për së afërmi nuk zgjidhet problemi i familjarëve.

Por është gati e pamundur që njerëzit të ndalohen të nisen për Gjermani, me shpresë se do të ikin nga lufta, uria, varfëria dhe ndonjëherë se do të ikin nga monotonia e papunësisë dhe mungesa e perspektivës.

Jo, këtu vendimi për kufizimin e ardhjes së familjarëve ka pak efekt. Kjo edhe tani zgjat me muaj të tërë, sepse familjarët në ambasadat gjermane në Liban apo Turqi, presin me muaj për viza.

Ndërkohë kancelarja Merkel edhe më tej shpreson një zgjidhje evropiane dhe kërkon solidaritet të vendeve të tjera në BE, respekimin e vendimeve për hotspots dhe një bashkëpunim më të mirë me Turqinë, për ndaljen e valës së refugjatëve.

Komprimisi ndoshta do të paraqitet nga koalicioni si një hap i madh, por për vetë krizën është shumë i vogël. Ndaj grindjet do të mbeten dhe do të vazhdojnë - në BE por edhe në Gjermani. Nëse në samitin e BE në shkurt nuk arrihet ndonjë marrëveshje, do të shtohen patjetër edhe në koalicion dhe në partinë e kancelares kërkësat për kufizimin e numrit të refugjatëve në Gjermani.

Këtu do të fillojë grindja serioze. Me fjalë të tjera: askush nuk ka fituar.