1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Hap i madh drejt paqes - Turqia dhe Armenia po afrohen

Në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Armenisë po përvijohet një kthesë. Në bazë të një deklarate të përbashkët, të dyja vendet po përgatisin fillimin e marrëdhënieve diplomatike brenda gjashtë javëve të ardhshme.

Një tifoze gjatë ndeshjes Turqi-Armeni

Një zhvillim shumë inkurajues

Kthesën politike të vendeve historikisht në grindje me njëra-tjetrën Turqi dhe Greqi e mundësoi tërmeti shkatërrimtar i gushtit 1999. Me anë të ndihmave humanitare dhe përmes dialogut midis ministrave të Jashtëm Ismail Cem dhe Giorgios Papandreu, Ankaraja dhe Athina gjetën rrugën për bashkëjetesën paqësore me njëra-tjetrën. Në konfliktin me rrënjë gjithashtu historike midis Turqisë dhe Armenisë, presidentëve të të dyja vendeve u dha dorë futbolli, pra jo një katastrofë natyrore.

Presidenti turk Abdullah Gyl dhe ai armen Sersh Sarkisjan gjatë ndeshjes Turqi-Armeni

Presidenti turk Abdullah Gyl dhe ai armen Sersh Sarkisjan gjatë ndeshjes Turqi-Armeni

Kryetari i shtetit turk, Abdullah Gyl e shoqëroi në shtator të vitit të kaluar në Erivan ekipin kombëtar të Turqisë, për ndeshjen e kualifikimit në Kampionatin Botëror të Futbollit. Ai zuri vend në llozhën e nderit, krahas presidentit të Armenisë, Sersh Sarkisjan. Dy përfaqësuesit me rangun më të lartë të vendeve të tyre demonstruan në këtë mënyrë gatishmërinë e tyre për dialog mbi grindjet ekzistuese, si dhe gatishmërinë e tyre për kthesën paqësore.

Turqia dhe Armenia kanë sinjalizuar gatishmërinë për t'i braktisur pozicionet maksimaliste

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 14 tetor në Bursë pranë detit Marmara. Nëse Sarkisjani do t'i shoqërojë futbollistët e Kombëtares së Armenisë në Anadollin Veriperëndimor vërtet që nuk është konfirmuar. Por të gjitha shenjat flasin që Ankaraja dhe Erivani do të angazhohen që hapin e parë të madh në drejtim të një bashkëjetese paqësore ta bëjnë të ndiqet nga hapa të tjerë. Të paktën, shpallja e përgatitjes së një protokolli me ndërmjetësimin e Zvicrës zgjon shumë shpresa për një hapje të kufirit midis midis Turqisë dhe Armenisë si dhe për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike të ndërprera në vitin 1993. Turqia e kishte "ndëshkuar" Armeninë për shkak të marshimit armen në Nagorni Karabak dhe pushtimit, që vazhdon deri më sot të një pjese të territorit të "popullit vëlla" të Azerbajxhanit nga ana e Armenisë.

Të mbijetuar nga gjenocidi në Armeni

Të mbijetuar nga gjenocidi në Armeni

E qartë është që Turqia dhe Armenia kanë sinjalizuar më në fund gatishmërinë për t'i braktisur pozicionet maksimaliste. Çështja më e rëndësishme është nëse Turqia do ta pranojë si "gjenocid" dëbimin e qindra-mijëra armenëve në vitet 1915/1916 gjatë Luftës së Parë Botërore. Dialogu mund të sillte me vete angazhimin e një komisioni ndërkombëtar juristësh, i cili të analizonte akuzat e dyanshme për masakra, dëbim dhe gjenocid dhe që të arrinte për të gjitha palët në rezultate të pranueshme.

Qëndrimi i deritashëm turk i kishte përjashtuar lëshimet në politikën ndaj Armenisë. Si kusht, Ankaraja kërkonte të hiqej dorë nga përmbajtja akuzës për gjenocid, që t'i jepej fund pushtimit të territorit azerbajxhanas dhe që qindra-mijëra të dëbuarve azerbajxhanas t'u mundësohej kthimi në atdheun e tyre.

Shekulli i 21-të është shekulli i përballjes me veprat mizore në shumë shtete të Evropës, prej të cilave disa, ende në dekadën e kaluar u kanë shkaktuar njerëzve në Ballkan vuajtje të papërshkrueshme. Prandaj mund të jetë vetëm për mirë, kur flitet për vuajtjet e përjetuara, kur ato përpunohen në mënyrë të vazhdueshme - dhe kur shtete moderne, me perspektiva pozitive të së ardhmes e lënë pas me hapa të guximshëm hirin e së shkuarës dhe ua përcjellin zjarrin e shpresës brezave të ardhshëm.

Autor: Bahaedin Güngör
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 02.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JNiY
  • Data 02.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JNiY