1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Hans Gert Pëtering: përsa i takon Kosovës vendet e BE-se duhet të veprojnë bashkarisht

Statusi i Kosoves po debatohet në Bruksel në takimin e kryetareve te shteteve dhe qeverive te 27 vendeve anëtare te BE. Gjatë këtij takimi do te bashkërendohen qendrimet për statusin e Kosovës

Parlamenti Evropian në Bruksel

Parlamenti Evropian në Bruksel

Tonin dhe permbajtjen e ketij takimi i bëri të njohur kryetari i Parlamentit Europian, Hans Gert Pëtering. Në hapje të këtij takimi, duke ju drejtuar udhëheqësve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Pëteringu theksoi se përsa i takon Kosovës vendet anëtare të BE-se duhet të veprojnë bashkarisht. Afati i pavarësisë së Kosovës dhe garantimi i sigurisë atje duhet të kryhet duke marrë parasysh zgjedhjet që do të mbahen në Serbi ne fillim te shkurtit. Respektimi i parimeve duhet të ecë bashkarisht me procedura te lakueshme, - deklaroi zyrtari i lartë i Parlamentit Evropian.

Diskutimet rreth Kosovës kane nisur në mesditë me një fjalim të mbajtur nga shefi i diplomacisë europiane Havier Solana. Burime nga Këshilli i Ministrave i Bashkimit Europian në Bruksel bëjnë të ditur se fjalimi orientohet në tri pika kryesore : Së pari, ndërmjetësimi i trojkës ndërkombëtare për të arritur një konsensus ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për këtë çështje përfunduan pa sukses dhe nuk ia vlen që ato të zgjaten më tej. Së dyti, statukuoja aktuale në Kosovë nuk mund të vazhdojë më. Dhe së treti, Serbia duhet të mbahet afër që të ruhet qetësia dhe të shmanget rreziku i tensioneve të padëshiruara në rajon.

Edhe kryeministri i Danimarkës, Rasmusen, ishte në po te njëjtat valë me kolegun e tij gjerman, Pëttering. Duhet të arrijmë në një qëndrim të përbashkët përsa i takon pavarësisë së Kosovës. Më pas i takon secilit prej vendeve anëtare ta pranoje këtë pavaresi në kohën dhe mënyrën që atij i duket më e përshtatshme, - deklaroi ai pak para fillimit te samitit.

Pritet që në konkluzionet përfundimtare të takimit të sotëm të mos shpallen vendime rrëth qendrimit te BE-se për statusin e ardhshëm të Kosovës, por vetëm të shprehet gatishmeria dhe uniteti i Bashkimit Europian për të dërguar një mision civil dhe policor në Kosove prej 1800 vetësh, i cili duhet të zëvendësojë atje gjatë vitit të ardhshëm UNMIK-un.

  • Data 14.12.2007
  • Autor Viron Gjymshana/ Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CbgY
  • Data 14.12.2007
  • Autor Viron Gjymshana/ Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CbgY