1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Hanoveri i susksesshëm, Majnci i pari

Ekipi më i mirë është megjithatë Majnci me gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje. Ai mundi si mysafir edhe Bajernin.

default

Sami Allagui nga Majnci.

Në dy ndeshjet e fundt të javës së gjashtë të Bundesligës gjermane në futboll, skuadra e Hanoverit 96 vazhdoi serinë e fitoreve. Ekipi nga Saksonia e Poshtme fitoi 1:0 kundër skuadrës tjetër të suksesshme, Kaizerslautern, duke u ngjitur kështu në vendin e tretë të tabelës së kualifikimit. Trajneri Mirko Slomka e vlerësoi kështu fitoren e Hanoverit: "Në gjysmën e parë ne nuk luajtëm dhe aq mirë, megjithatë udhëhoqëm 1:0. Në pjesën e dytë ne donim ta çonim në përfundim me sukses lojën, ashtu si e filluam. Jemi shumë, shumë të lumtur." Në ndeshjen tjetër skuadra e Volfsburgut mundi ekipin e Frajburgut me rezultat 2:1. Të dy golat për ish-kampionin gjerman shënoi braziliani Grafite. Tabelën edhe më tej e kryeson ekipi i Majncit me 18 pikë, që është suksesi më i madh i këtij ekipi. Lojtarët nga Majnci të shtunën kanë mundur edhe ekipin kampion Bajernin e Mynihut në fushën e tij, me rezultat 2:1, që paraqet edhe befasinë kryesore të kësaj jave. Ekipi i dytë më i suksesshëm edhe më tej është Borusia e Dortmundit.

Alonso para Vettel

Formel 1 GB in Singapur - Fernando Alonso

Fernando Alonso

Ndërkohë në Formula 1, piloti spanjoll i Ferrarit, Fernando Alonso, fitoi në garën e zhvilluar në Singapor. Ndërsa kolegët e Red-Bullit, Sebastian Vettel dhe Mark Webber zunë vendin e dytë dhe të tretë. Në pikët e përgjithshme, Vettel u ngjit në vendin e katërt, me 21 pikë, pas kolegut udhëheqës Webber.

Autor: Lindita Arapi

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 27.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PNf4
  • Data 27.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PNf4