1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hammerberg: Të mbyllen sa më parë kampet rome në Kosovë

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Thomas Hammerberg, kërkoi në Kosovë që të mbyllen dy kampet me romë në veri të Mitrovicës. Ai tha se është i rrezikuar shëndeti i dhjetra familjeve.

default

Jetë në mjerim

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Thomas Hammerberg nuk mund ta kuptojë se si në veri të Mitrovicës akoma ekzistojë dy kampe të mbushura më familje rome, të cilat jetojnë në kushte të mjerueshme. Ai kërkoi nga autoritetet e Prishtinës që më urgjencë të ndërmarrin hapa për akomodimin e këtyre familjeve, shëndeti i të cilave po rrezikohet dita ditës.

“Konkluzionet nga vizita ime janë se ka nevojë për një punë të madhe, angazhim të shtuar dhe këto kampe me romë të mbyllen në një të ardhme të afërt, apo thënë ndryshe menjëherë. Këtyre njerëzve duhet të akomodohen nëpër banesa, kushte për një jetë më të mirë, tu ofrohet mbrojtja dhe siguria dhe fëmijët e tyre të mund të shkollohen”, thotë Thomas Hammerberg.

Hammerberg: Ky është skandal!

Flüchtlingslager namens Osterode

Ai e ndjen "veten të turpëruar" se si ka mundur të ndodhë kjo brenda Evropës në këtë kohë në të cilën po jetojmë. "Ky është një skandal dhe sigurisht që kjo do të kërkojë një analizë për të parë se pse ka ardhur deri tek kjo situatë, pasi që kanë kaluar dhjetë vjetë që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe nuk kemi parë që janë ndërmarrë masa që do ta ndryshonin gjendjen familjeve rome në kampe në veri të Mitrovicës”, pohon Thomas Hammerberg.

Sipas tij, ky skandal përfshinë edhe bashkësinë ndërkombëtare, e cila për shumë vite e ka administruar atë pjesë ku janë kampet rome.

Qeveria e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit të saj Memli Krasniqi, thotë se kampet e romëve në veri të Mitrovicës menjëherë pas luftës janë krijuar nga UNMIK-u. Asnjë qeveri e Kosovës, sipas tij, nuk ka pasur kompetenca që të ndërhyjë për të ndryshuar gjendjen deri me shpalljen e pavarësisë. Dy vjet më parë, ai thotë se qeveria ka hartuar një plan për kthimin e këtyre familjeve në lagjën rome në jug të Mitrovicës. Mirëpo kjo ofertë është kundërshtuar nga disa liderë lokal të romëve brenda kampeve.

Krasniqi: S'kemi pasur kompetenca

Symbolbild EU Kosovo

Në Evropë nuk shkohet me këto probleme.

“Problemi ka qëndruar dhe qëndron tek disa liderë lokal të romëve të kampit, të cilët e kanë refuzuar idenë e zhvendosjes në lagjën e romëve në jug të Mitrovicës. Ata kanë inkurajuar banorët që të qëndrojnë në kampe, me shpresë se ndonjë vend perendimor do t'i merr ata dhe t'u jap ndonjë status të azilit politik apo ekonomik”, thotë Memli Krasniqi.

Shumë vende të perendimit dhe qeveria e Kosovës tashmë kanë nëshkruar një sërë marrëveshjesh për riatdhesimin e kosovarëve që jetojnë në shumë shtete evropiane pa zgjidhje të statusit të tyre. Këto marrëveshje janë nënshkruar në kuadër të përmbushjes së kritereve që edhe Kosova të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave. Bazuar në statistikat e Kombeve të Bashkuara, gjatë vitit 2009 më shumë se 2500 kosovarë të zhvendosur janë kthyer nga disa vende evropiane, siç janë Gjermania, Austria, Zvicrra dhe Suedia. Në mesin e tyre ka edhe shumë familje rome.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 13.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M0SN
  • Data 13.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M0SN