1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Hamburg: Goditje vdekjeprurёse me thikё nё supermarket

Me njё thikё tё madhe kuzhine njё burrё ka goditur verbёrisht klientёt nё njё supermarket nё Hamburg. Ai vrau si rjedhojё njё 50 vjeҁar dhe plagosi pesё vetё. Dorasi, sipas mediave, duhet tё jetё islamist arab.

Policia e Hamburgut dhe kryebashkiaku i Hamburgut Olaf Scholz bёnё publike informacione tё reja lidhur me dorasin e sulmit me thikё nё lagjen Barmbek: I  pandehuri i arrestuar ёshtё njё 26 vjeҁar, i cili kalindur nё Emiratet e Bashkuara Arabe. Motivi i tij ёshtё i paqartё, tha njё zёdhёnёse e policisё. Nёse sulmi ka sfond terrorist, ёshtё ende e paqartё. Po hetohet nё tё gjitha pistat. Eshtё anktivizuar edhe mbrojtja e shtetit. Njё motiv vjedhjeje policia e pёrjashton.

Njё i huaj, qё duhej tё largohej nga Gjermania?

Kryebashkiaku i Hamburgut, Olaf Scholz, tha, se dorasi ёshtё "me sa duket njё i huaj, i cili ёshtё i detyruar tё largohet nga Gjrmania". Ai nuk ka mundur tё ekstradohet, sepse i mungojnё dokumentat.

Duke iu referuar qarqeve tё sigurisё, gazeta e Berlinit "Tagesspiegel" vё nё dukje, se i dyshuari njihet prej autoriteteve gjermane si islamist. Ai ka ardhur si refugjat nё Gjermani. Sipa sinformacioneve tё Agjencisё Gjermane tё Shtypit, DPA, autoirtetet e sigurisё jane duke verifikuar edhe tё dhёnat pёr lidhjet salafiste.

Dorasi tё premten paradite (28.07)kaloi nё njё rrugё tё frekuentuar nё lagjen Bambek dhe hyri nё njё dyqan, ku iu tur duke i goditur me njё thikё kuzhine klientёt, tё dhёna pёr njё bashkёveprues tё dytё deri tani, sipas  policisё nuk ka.

Disa tё plagosur rёndё

Njё 50 vjeҁar gjeti vdekjen prej sulmit me thikё. Po ashtu janё plagosur pjesёrisht rёndё njё grua 50 vjeҁare dhe katёr burra tё moshёs 19 deri nё 64 vejҁ. Njё 35 vjeҁar u plagos nё pёrpjekje pёr ta ndaluar dorasin.

Dёshmitarёt okularё, thonё se dorasi duke u arratisur kishte thirruar disa herё "Allahu Akbar", qё do tё thotё Zoti ёshtё i madh. Njё zёdhёnёse e policisё nuk donte ta konfirmonte nёse ka pasur njё thirrje tё tillё.  Dorasi gjatё arratisё mundi tё ndalohet prej kalimtarёve. Policia qё mbёrriti menjёherё nё vendngjarje e arrestoi atё.

Pak pas kёtij sulmi policё tё armatosur rёndё siguruan vendin e ngjarjes. Forcat e shpёtimit mbёrritёn me pёrforcime. Pёrkohёsisht rrugёt u bllokuan. Pasdite forcat e policisё u tёrhoqёn. Nёpunёs tё hetuesisё nisёn punёn nё vendngjarje pёr sigurimin e gjurmёve. Policia i bёri thirrje popullsisё pёrmes Tёitter-it qё tё ndihmojё duke dёrguar video dhe inҁizime nga celularёt nga vendi i ngjarjes.