1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Hamasi refuzon zgjedhje të reja

Siç duket i ndodhur nën presionin e ndërrimit të pushtetit në Egjipt presidenti i palestinezëve Mahmud Abbas, ka propozuar organizimin e zgjedhjeve të reja. Hamasi refuzoi propozimin e presidentit.

default

Kufiri izraelito- egjiptian

Pas fitores së Lëvizjes demokratike në Egjipt, siç duket autoritetet autonome palestineze frikësohen se mund të humbasin kontrollin mbi zhvillimet në vend: për herë të parë nga viti 2005 përkatësisht 2006 kërkohet organizimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në rajonet palestineze. Kështu njoftoi një bashkëpuntor i ngushtë i presidentit palestinez Mahmud Abass, Yasser Abed Rabbo në Ramallah. Përçarja e thellë e brendshme palestineze tek Fatahu dhe Hamasi kanë penguar deri tani organizimin e zgjedhjeve të rregullta.

Nahost Israel Palästinenser Siedler Baustopp beendet Ortsschilder

Bregu perëndimor i Lumit Jordan

Rabbo i drejtoi një apelo Hamasit, i cili mban pushtetin në Rripin e Gazës që të anashkalojë të gjitha mosmarrëveshjet dhe të përqëndrohet në mbajtjen e zgjedhjeve maksimumi në muajin shtator. Paralajmërimi për zgjedhje të reja është një reagim i qartë ndaj dorëheqjes së Mubarakut. Nga mbrëmja e së premtes (11.2.) në disa qytete të rajoneve palestineze ka pasur tubime spontane gëzimi në të cilat është festuar largimi i presidentit Husni Mubarak nga kreu i pushtetit në Egjipt.

Nën drejtimin e ish presidentit Mubarak nga mesi i vitit 2007 janë zhvilluar negociata deri tani të pafrytshme për pajtimin e dy grupimeve të armiqësuara palestineze. Lëvizja e Hamasit në Rripin e Gazës refuzoi të shtunën mbajtjen e zgjedheve të reja, sepse sipas tij "së pari duhet të bëhet pajtimi".

Politikanja e pavarur palestineze Hanna Ashrawi nga Komiteti Ekzekutiv i Organizatës për Çlirimin e Palestinezës (PLO) duke folur për ndikimet e revolucionit egjiptian ndaj palestinezëve sqaroi se: "Kjo e ndihmon Egjiptin që të kthehet sërish tek pozicioni i tij i vërtetë, që të kontrollojë rajonin dhe botën arabe. Kjo e forcon po ashtu çështjen palestineze dhe e forcon vullnetin palestinez që të ngrejë zërin kundër pushtimit dhe shkeljeve të tij."

Dossierbild Vorlage Geheimdokumente Nahostverhandlungen

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Mahmoud Abbas

Në reagimet e tjera të autoriteteve autonome palestineze pas dorëheqjes së Mubarakut bën pjesë edhe njoftimi sipas të cilit nga posti do të largohet kryendërmjetësuesi shumëvjeçar palestinez, Saeb Erekat. Qysh para publikimit të dokumenteve interne të negociatave me Izraelin nga kanbali televizib El Xhazira para disa javësh Erekat ishte një prej anëtarëve më jopopullor të gardës udhëheqëse të presidentit palestinez Mahmud Abass. Nga dokumentet e publikuara është mësuar ndër të tjera se Erekat, i ka bërë lëshime të mëdha qeverisë së atëhershme izraelite nën drejtimin e kryeministrit Ehud Olmert.

Autor: Clemenes Verenkotte/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 14.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Gms
  • Data 14.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Gms