1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Haga dënon me 27 vjet burg ish-Gjeneralin e policisë serbe Gjorgjeviq

Tribunali i Hagës shpalli vendimin ndaj ish-Gjeneralit të policisë serbe, Vllastimir Gjorgjeviq i akuzuar për krime ndaj ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë në vitin 1999.

default

Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Gjenerali i policisë serbe Vllastimir Gjorgjeviq u shpall fajtor sipas të gjitha pikave të aktuakuzës: për deportim të dhunshëm të shqitparëve të Kosovës, zhvendosje të dhunshme, vrasje, tranportimin e të shqitparëve të vrarë nga Kosova në Serbi, përndjekje racore të shqitparëve të Kosovës dhe shkelje të ligjeve dhe traditave të luftës. Për këtë shkak Trupi gjykues vendosi që ish-shefi i sektorit të sigurisë publike në Kosovë dhe ish -zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të dënohet me 27 vjet heqje lirie. Prokuroria, e cila për të provuar akuzat e saj ka nxjerë edhe 115 dëshmitarë, ka kërkuar në pretencën e mbajtur korrikun e vitit të kaluar që i akuzari të dënohet të paktën me 35 vjet burg, ndërkohë që mbrotja ishte mendimit se Gjorgjeviq nuk ishte fajtor. Mbrojtja ka paraqitur 28 dëshmitarë.

62 vjeçari Gjorgjeviq u shpall përgjegjës për dëbimin nga Kosova të qindra mijëra shqiptarëve si dhe për vrsjen dhe transferimin në Serbi të trupave të të paktën 724 shqiptarëve, të cilët janë futur në varrezat masive në Batajnicë, Petrovo Selo dhe në afërsi të liqenit Peruçac. Tranferimi dhe fshehja e trupave të shqitparëve të vrarë është bërë me urdhërin e ish-presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, kumtoi trupi gjykues.

Krimet për të cilat shpallet fajtor Gjorgjeviq janë bërë në kuadër të një aktiviteti të koordinuar kriminel, me qëllim largimin me dhunë njëherë e përgjithmonë të shqiptarëve nga Kosova dhe ndryshimin e strukturës etnike. Gjyqtari Kevin Parker theksoi se në këtë grup kanë bërë pjesë ish-presidenti i Serbisë Sllobodan Millosheviq, nënkryetari i qeverisë së atëhershme jugosllave, Nikolla Shainoviq, ish-ministri i policisë Vllajko Stoilkoviq dhe i akuzuari Vllastimir Gjorgjeviq. Frocat serbe duke përfshirë këtu edhe forcat paramilitare e kanë terrorizuar popullatën civile shqitpare duke ushtruar dhunë, plaçkitje, deportime e vrasje me synim ndryshimin e strukturës etnike në Kosovë. Gjenerali Gjorgjeviq ka pasur kontrollin ndaj forcave të policisë, ndaj disa forcave paramilitare si dhe ka qenë i informuar për krimet që ato kanë bërë. Provat kanë vërtetuar se Gjorgjeviqi ka pasur dijeni dhe ka qenë i mirëinformuar mbi krimet, për të cilat akuzohet. Ai ka qenë në dijeni për armatimin e popullatës serbe prej ushtrisë dhe forcave të sigurimit. Gjithashtu ai ka pasur dijeni për përpjekjet që janë bërë për fshehjen e trupave të shqitparëve të vrarë në territorin e Serbisë, të kontrolluar prej forcave të MBP-së. As pas përfundimit të luftës, i akuzuari nuk ka ndërmarrë asgjë për zbardhjen e këtyre krimeve.

Procesi kundër Vllastimir Gjorgjeviqit ka filluar më 27 janar të vitit 2009. Ai është arrestuar më 17 qershor të vitit 2007 në Budvë të Malit të Zi, prej nga është transferuar për në Hagë. Periudha e paraburgimit i llogaritet në kohën e dënimit që duhet të vuajë tani me burgim. Më parë, mbi bazën e së njëjtës aktakuzë për krime në Kosovë në Tribunalin e Hagës janë dënuar edhe edhe ish -zëvendëskryeministri jugosllav Shainoviq, ish-shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave Dragolub Ojdaniq, gjenerali i Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, gjernerali Vlladimir Llazareviq si dhe gjenerali i forcave policore Sreten Llukiq. Ish-presidenti i Serbisë Millan Millutinoviq u lirua nga akuza për krime kundër shtiparëve.

Autor: Bahri Cani (dpa, afp)

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 23.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10OLa
  • Data 23.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10OLa