1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Habemus Papam: Kardinali Jorge Bergoglio zgjidhet Papa i 266-të i Kishës Katolike

Ndërsa pritej që votimi të zgjaste, kardinalët arritën sot kuorumin për zgjedhjen e pasuesit të Papa Benediktit XVI, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Kishës.

Tymi i bardhë që doli në orën 19:06 të mbrëmjes së të mërkurës (13.03) nga Kapela Sistine në Vatikan, sinjalizoi zgjedhjen e Papës së ri. 115 kardinalët arritën ta zgjidhnin kreun e Kishës së Shenjtë, në votimin e pestë. Ndërsa pritej që votimi të zgjaste, kardinalët arritën sot kuorumin për zgjedhjen e pasuesit të Papa Benediktit XVI, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Kishës.

Kardinali Jorge Bergoglio, kryepeshkopi i Buenos Aires, është Papa i ri. Për herë të parë në krye të kishës katolike zgjidhet një papë nga Amerika Latine.
Kardinali Jorge Bergoglio e quajti veten Papa Franci I.

Papa i 266-të i Kishës Katolike doli dhe i drejtoi fjalën e parë dhe dha bekimin e parë Apostolik dhe u lut për ish-Papën Benediktit XVI.