1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Guterres: Apel për paqe globale

Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dëshiron të kthejë vitin 2017 në një vit të paqes. Në një apel të tij ai bën thirrje për paqe globale.

"Le ta bëjmë vitin 2017 një vit, ku të gjithë ne të përpiqemi për të tejkaluar diferencat në qëndrimet tona", deklaroi Guterres në mesazhin e tij të Vitit të Ri. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi se "paqja duhet të jetë objektivi dhe vija jonë drejtuese."

Guterres, i cili mori postin në 1 janar nga Ban Ki Moon shton se në ditët e parë të vitit një pyetje nuk e lë të qetë: "Si mund t'u ndihmojmë miliona vetëve, që janë prekur nga konfliktet dhe vuajnë nga lufta, që nuk duket se do të përfundojë?" "Gjithçka që synon familja njerëzore -dinjitet dhe shpresë, progres dhe mirëqenie - varet nga paqja."

Në apelin e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, thekson se "askush nuk i fiton këto luftëra. Të gjithë humbasin." Trilione dollarësh janë shpenzuar duke shkatërruar shoqëri dhe ekonomi...Rajone të tëra janë shkatërruar dhe një kërcënim i ri i terrorizmit global na prek të gjithëve." Prandaj Guterres kërkon "të vendosim paqen në vend të parë."