1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Guido Westerwelle e realizoi ëndrrën e tij

Ministri i jashtëm gjerman quhet Guido Westerwelle. Me këtë post kryetari 47 vjeçar i partisë FDP, arriti ëndrrën dhe majën më të lartë të karrierës së tij.

Guido Wetsterwelle

Guido Westerwelle

Me detyrën e ministrit të jashtëm, Guido Westerwelle ndjek një trashëgimi të liberalëve. Sepse në parketin e politikës së jashtme Gjermania është përfaqësuar dekada me radhë nga demokratët liberalë. Kryesori nga të gjithë është Hans-Dietrich Genscher, i cili drejtoi nga viti 1974 deri në vitin 1992 fatin e vendit që nga selia e qeverisë në Bon dhe si diplomat i udhëtimeve të shumta fitoi lavdi legjendare. Në periudhën e qëndrimit të tij në këtë post i takon edhe ribashkimi i Gjermanisë.

Ministri i Jashtëm Westerwelle nuk do të shkruajë kaq shpejt histori botërore. Por sidoqoftë ai është njeriu i përshtatshëm për këtë post, Gensheri e ka thënë shpesh.

Guido Westerwelle dhe ish-ministri i Jashtëm Hans-Dietrich Genscher

Guido Westerwelle dhe ish-ministri i Jashtëm Hans- Dietrich Genscher

Për 47 vjeçarin Westerwelle një fat i vonuar

Duke parë nga e kaluara, Westerwelle duhet të gëzohet që i humbi zgjedhjet në vitin 2005. Sepse nëse do të kishtë arritur të merrte rezultatin e mjaftueshëm për të bërë koalicion me koservatorët, atëherë ministr i Jashtëm gjerman sot do të quhej Wolfgang Gerhard. Ai ishtë atëherë Kryetari i fraksionit të liberalëve në bundestag dhe Westerwelle e pati prezantuar kongresin e partisë në Këln si ministrin e ardhshëm të Jashtëm.

Kështu kemi të bëjmë si të thuash me një lloj fati të vonuar për 47 vjeçarin Westerwelle, relativisht politikan i ri që arrin ëndrrën e tij në rrugën që nuk mund të parashikohej.

Ministri i ri i Jashtëm në krah të Obamës për çarmatimin

Një nga nismat e para në politikën e jashtme, Westerwelle i parashikuar si ministër e nisi një ditë pas zgjedhjeve të bundestagut, kur deklaroi se përkrah propozimet për çarmatimin të Presidentit të SHBA-së Barack Obama:

Guido Westerwelle

Guido Westerwelle

" Unë mendoj se ne gjermanët mund të japim një kontribut të mirë tani që hapet një kapitull i ri i çarmatimit. Dhe do të ishte e arsyeshme dhe ne dëshirojmë po ashtu që të zhvillohen bisedime që armët atomike, relike të Luftës së Ftohtë që janë stacionuar në Gjermani, të mënjanohen. Ne kemi tani një shanc të madh dhe këtë shans duhet ta shfrytëzojmë."

Një tjetër sfidë për Westerwelen mund të përbëjë sistemi anti -raketor amerikan, i planifikuar të ngrihet në Poloni dhe Çeki. Kur ndodhej në opozitë demokrati i lirë pati paralajmëruar shpesh për rreziqet që ekzistojnë dhe pati kritikuar fqinjët evropiano -lindorë se në këtë çështje nuk bashkëpunojnë me vendet e tjera:

Sfidat e Westerwelles mes së kaluarës dhe të ardhmes

" Stacionimi i sistemit anti-raketor amerikan nuk është problem i dy, tre, katër shteteve. Ai është një çështje e të gjithë Europës. Ai nuk është problem vetëm i NATO-s. Ai është së pari një çështje europiane. Prandaj i takon axhendës evropiane."

Koalicioni qeverisës CSU-Horst Seehofer, FDP-Guido Westerwelle dhe CDU-Kancelarja Angela Merkel

Koalicioni qeverisës CSU-Horst Seehofer, FDP-Guido Westerwelle dhe CDU-Kancelarja Angela Merkel

Kjo temë ndërkohë është zgjidhur, sepse Presidenti Barack Obama ka hequr dorë nga ky system raketor i planifikuar nga paraardhësi i tij, George Bush.

Qëndrim të qartë Wetserwelle ka lidhur me të ashtuquajturin Marrëveshja e Lisbonës. Ajo nuk është, sipas tij marrëveshja ideale, por ajo duhet mbrojtur sidoqoftë në çdo rast. Njëjtë pati folur ministri i ri i Jashtëm, edhe në fillim të vitit kur Marrëveshja do të kalonte para Gjykatës Kushtetuese në Karlsruhe:

" Europa nuk është vetëm një bashkësi ekonomike, nuk është vetëm një bashkësi valutore. Europa është para së gjithash çështje e një garancie për paqe dhe mirëqënie."

Westerwelle është i vendosur sa i përket Guantanamos. Kampi amerikan i të burgosurve, i ngritur nën presidentin Bush duhet të mbyllet. Westerwelle nuk pranon pranimin në Gjermani të të burgosurve që nuk kanë lidhje me Gjermaninë:

" Amerika e ka hapur Guantanamon, Amerika e mbyll tani. Dhe për të pafajshëmit, përgjegjëse është Amerika si ligjërisht ashtu edhe nga pikëpamja humane".

Lidhur me çështjen e Afganistanit, Westerwelle prej kohësh tregohet si burrë shteti. Në fillim të shtatorit ai u pozicionua në mënyrë demonstrative në krah të koalicionit qeverisës të përbërë nga konservatorët dhe socialdemokratët:

" Këtu bëhet fjalë për vendin tonë. Këtu bëhet fjalë edhe për pozicionimin e vendit tonë në botë. Kemi të bëjmë në fakt me sigurinë tonë, lirinë tonë dhe paqen tonë".

Autor: Marcel Fyrstenau/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 25.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KEoP
  • Data 25.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KEoP