1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gudenoge: Problemi duhet të zgjidhet politikisht

Koloneli Kai Gudenoge, zëdhënësi i KFOR-it, thotë për Deutsche Wellen, se problemi i incidenteve në kufirin Kosovë-Serbi mund të zgjidhet vetëm politikisht.

default

"Detyra jonë nuk është që të parandalojmë incidentet. Detyra jonë është që të ndihmojmë EULEX-in në punën e tij dhe t`i krijojmë kushte të sigurta për të punuar. Zgjidhja e problemit nuk është në duart e ushtarakëve. Problemi duhet të zgjidhet politikisht," thotë koloneli Gudenoge. 

Duke sqaruar incidentin e ditës së martë koloneli jep shpjegime se më 27 shtator në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, rreth mesditës, në pikën kufitare të kontrollit nga EULEX-i, janë sulmuar trupat e KFOR-it nga persona të panjohur dhe janë detyruar që të mbrohen.

"Unë nuk mund të them i sigurt se këta persona kanë qenë serbë sepse, një pjesë e tyre kanë qenë të maskuar."

Situata sot (28.09.) në pikën doganore 1 është qetësuar, dhe nuk mund të flitet për asnjë incident, thotë Koloneli Gudenoge.

"Por trupat tona janë të gatshme për të përballuar çdo lloj agresioni."

 

Autore: Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti