1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Guantanamo do të mbyllet - Forcë simbolike për fillimin e punës nga Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama e braktisi kursin e paraarendësit të tij në politikën antiterror dhe kreu një kthesë thelbësore. Të enjten ai urdhëroi mbylljen e kampit të të burgosurve të Guantanamos, brenda një viti

Fotografia e Obamës në bazën ushtarake amerikane në Guantanamo

Fotografia e Obamës në bazën ushtarake amerikane në Guantanamo

Për shkak të shkrepjes së fortë të kamerave, qe i vështirë që të dëgjohej mesazhi më i rëndësishëm i ditës së dytë të punës të Obamas:

"Guantanamo do të mbyllet, më e vonta për një vit."


Më e vonta në 22 janar 2010, kapitulli i Guantanamos do t'i përkasë së kaluarës. Dhe që prej këtij momenti, asnjë i burgosur në burgjet amerikane nuk duhet të ketë më frikë se do të torturohet nga nëpunësit e marrjes në pyetje- pavarësisht nëse ai është i burgosur në burgun ushtarak të Guantanamos ose në një burg të rregullt në kontinentin amerikan.


"Nën qeverinë time nuk do të ketë më torturë."


pati shpallur në fushatën elektorale Barack Obama. Dhe presidenti Obama e mban fjalën. Që 48 orë pas bërjes së betimit ai urdhëroi: që prej këtij çasti, nuk do të lejohen më metodat e ngjashme me torturat në marrjen në pyetje, në të cilat, të burgosurit i futet frika se mund të vdesë, sepse për shembull ia mbajnë për minuta të tëra kokën nën ujë.

Eleminimi i marrjes në pyetje me tortura forcon autoritetin moral të Amerikës. "Veç kësaj, kjo është në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara nga SHBA, duke përfshirë edhe Konventën e Gjenevës." thekson zoti i ri në Shtëpinë e Bardhë.

Fundi i Guantanamos

Fundi i Guantanamos


Sipas informacioneve të New York Times, Obama synon që në të ardhmen t'ia ndalojë edhe shërbimit sekret CIA metodat e marrjes në pyetje të ngjashme me torturat, si dhe të mbyllë burgjet e CIA-s në të gjithë botën.


"Le t'i përvishemi punës".


Ministrja e jashtme, Hillary Clinton do të sqarojë tani se cilat vende janë të gatshme që të pranojnë ata të burgosur të Guantanamos, që konsiderohen të pafajshëm. Si Gjermania, ashtu edhe vende të tjera të BE, deri tani tregohen shumë të rezervuar. Por ministri i ri dhe i vjetër i SHBA, Robert Gates e llogarit mbështetjen:


"Vendimi për ta mbyllur Guantanamon dhe për ta eleminuar torturën do të forcojë edhe dëshirën për bashkëpunim të vendeve të tjera."


Si shef i Pentagonit, Gates është njëkohësisht përgjegjës për burgun e Guantanamos. Ai ka thënë disa herë se do të kishte preferuar t'i lironte menjëherë të 120 të burgosurit e burgut të Guantanamos. Por në vendet e tyre, si Rusi, Kinë, Libi dhe Uzbekistan ata nuk mund të kthehen, sepse atje i kërcënon një Guantanamo e dytë.

(AUD/ACA)


DW.COM

  • Data 23.01.2009
  • Autor Ralf Sina / Nju Jork
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gf3n
  • Data 23.01.2009
  • Autor Ralf Sina / Nju Jork
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gf3n