1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Grupi Ndërkombëtar i Kontaktit për Libinë njohu edhe zyrtarisht "Këshillin Kombëtar Kalimtar" të kryengritësve libianë

Grupi Ndërkombëtar i Kontaktit për Libinë e pranoi Këshillin Kombëtar Kalimtar të rebelëve si organ zyrtar me fuqi qeveritare. Kështu vendosën anëtarët e Grupit të Kontaktit për Libinë të premten (15.07.) në Stamboll.

Tripoli

Tripoli

Njohja e Këshillit mundëson shkrirjen e fondeve shtetërore të Gaddafit

Grupi i Kontaktit për Libinë

Grupi i Kontaktit për Libinë

42 shtete dhe organizata ndërkombëtare ishin ulur në tryezën e negociatave në Stamboll. Prandaj, kishte shumë nevojë për diskutim midis pjesëmarrësve. Por ajo që u sugjerua qysh në fillim në radhë të parë për shkak të efektit psikologjik: Grupi Ndërkombëtar i Kontaktit për Libinë duhet ta njohë edhe zyrtarisht të vetashtuquajturin "Këshilli Kombëtar Kalimtar" të kryengritësve libianë. Sipas ministrit të jashtëm francez Alain Juppe:

"Njohja zyrtare e Këshillit Kalimtar mund të sjellë përfitime për rebelët edhe në aspektin financiar. Sepse përmes njohjes për Këshillin Kalimtar do të ishte më e thjeshtë që të shkrijë fondet e ngrira shtetërore të Gaddafit dhe ato të transferohen në xhirollogaritë e rebelëve."

Tri kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për t'i dhënë fund krizës në Libi

Libi

Libi

Ministri i Jashtëm francez përmendi në Stamboll tri kërkesa thelbësore të bashkësisë ndërkombëtare. Vetëm kur të plotësohen këto kërkesa mund të marrë fund edhe kriza në Libi. Alain Juppé:

"Së pari: Gaddafi duhet ta thotë qartë se heq dorë nga pushteti i tij. Përveç kësaj ne kemi nevojë për një armëpushim të vërtetë të mbikqyrur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me bashkëndihmën e Bashkimit Afrikan. Dhe së treti, në Libi duhet të organizohet një konferencë e përbashkët shtetërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha shtresave shoqërore."

Turqia kërkon ndërprejen e sulmeve ajrore të Nato-s gjatë muajit të Ramazanit

Po ashtu edhe sulmet ushtarake të Natos kundër trupave të Gaddafit ishin të premten (15.07.) temë në Stamboll. Të paktën jozyrtarisht u diskutua rreth asaj se a nuk do të ishte më e logjikshme që gjatë muajit të agjërimit Ramazan, i cili është në prag, të ndërpriten sulmet ajrore. Në njërën anë si një gjest simbolik dhe nga ana tjetër për të mos lënduar ndjenjat fetare të popullatës në një shtet me shumicë myslimane. Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu, kishte paralajmëruar në fillim të korrikut se posaçërisht gjatë muajit të Ramazanit nuk guxon të ketë viktima civile nga sulmet ajrore. Muaji i agjërimit Ramazan fillon këtë vit më 1 gusht, pra pas dy javësh. Ish diplomati turk dhe këshilltari politik, Yalim Eralp mbështet qëndrimin e ministrit të Jashtëm të vendit të tij:

"Në një pikë Davutoglu ka të drejtë. Pas fillimit të Ramazanit opozitarët mund të vazhdojnë të mbrohen edhe më tej. Por sulmet e Natos gjatë muajit të agjërimit - këtë Gaddafi do ta shfrytëzonte për qëllime propagandistike. Dhe kjo nuk do të kalonte mirë tek bota arabe.

Juppé: Sulmet e Nato-s në shërbim të mbrojtjes së popullatës civile

"Megjithatë sipas deklaratës së ministrit të Jashtëm francez mundësia që gjatë muajit Ramazan Nato të mos kryejë sulme ajrore është jashtë tryezës së diskutimeve:

"Për këtë nuk ka asnjë arsye. Përfaqësuesit e vendeve me shumicë myslimane e bën sot shumë të qartë se nuk ka asnjë kontradiktë në mes të domethënies së Ramazanit dhe operacioneve ushtarake. Ato shërbejnë për mbrojtjen e popullatës civile."

Autor: Steffen Wurzel / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama