Grupi i Unitetit në Berlin - i jepet mbështetje Troikës
8 Nëntor 2007Reklamë
undefined
undefined
undefined
Nga takimi i së enjtes së grupit të Unitetit me ministrin gjerman të punëve të jashtme, Shtajnmajer (Frank Walter Steinmeier), ashtu siç pritej, nuk doli ndonjë gjë e re: Me këtë takim, që ishte fundi i turneut diplomatik të delegacionit kosovar në disa shtete të Evropës, veçse u dha një sinjal mbështetës ndaj bisedimeve të Troikës deri më 10 dhjetor.
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu në emër të Grupit të Unitetit tha se e kishte informuar ministrin gjerman për përpjekjet dhe vështirësitë që ka arritja e një konsensusi në kuader të Troikës por edhe për vizionin e Kosovës për t'u bërë dikur shtet i pavarur. "Kosova është e përkushtuar të sigurojë mbështetjen ndërkombëtare sikurse ka qenë dhe më parë", tha ai. Por në se nuk do të arrihet mbështetja e të gjithë faktorëve, atëherë Kosova është e interesuar të bëjë veprimet e veta të koordinuara, dhe mendoj se do të nevojiten pak ditë, mbas asaj periudhe që do të përfundojë procesi i bisedimeve dhe raportimit të Sekretarit të Përgjithshëm për të marrë një vendim."
Se cili do të ishte efekti i një vendimi të tillë në bashkësinë ndërkombëtare, Shtajnmajer nuk pranoi ta komentonte: "Le t'i japim një shans procesit të Troikës dhe le të nisemi nga ajo që vendet evropiane në ecurinë e këtij procesi
do të tregohen të përgjegjshme."
Gjuha e përdorur nga të dy politikanët ishte tepër e rezervuar. Me sa duket, deri më 10 dhjetor, kur Troika do t'i dorëzojë raportin përfundimtar tek Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, diplomacia evropiane ka vendosur të heshtë.

Reklamë