1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Grupe serbe dhe shqiptare përleshen në veri të Mitrovicës

Sipas zyrtarëve të policisë, incidenti ka motive ndëretnike. Janë plagosur katër vetë. Tensionet vazhdojnë të jenë të larta, megjithë gjendjen aktuale të qetë në Mitrovicë.

Ura e Lumit Ibër, Mitrovicë

Ura e Lumit Ibër, Mitrovicë

Katër persona kanë pësuar plagë trupore në mesnatën e së enjtës, gjatë një përleshje mes grupeve shqiptare dhe serbe në veri të qytetit të Mitrovicës. Zyrtarë të policisë së Kosovës, thanë se katër personat e plagosur i përkasin nacionalitetit serb. Policia këtë përleshje ndërmjet serbëve edhe shqiparëve e cilëson si incident ndëretnik.

"Në mesnatën e shkuar në veri të Mitrovicës, është regjistruar një incident me karakter ndëretnik dhe që kishte filluar me sharje verbale dhe gjuajtje gurësh. Incidenti ka ndodhur në rrugën e Kollashinit afër tri ndërtesave në veri të Mitrovicës të banuara më shqiptarë. Në incident fillimisht janë përfshirë tetë të mitur shqiptarë dhe një person i përkatësisë serbe. Më vonë në incident janë përfshirë edhe një grup të rinjsh serbë, nga një kafene aty afër. Gjatë incidentit, disa persona janë plagosur dhe janë dëmtuar dy vetura të UNMIK-ut. Poshtu policia konfirmon se janë dëgjuar edhe të shtëna armësh",

thotë zëdhënësi Elshani.

Zëdhënësi Elshani, thotë se menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë ndërhyrë policia dhe njësite të forcave paqeruajtëse, të cilat kanë arritur të ndajnë të dyja grupet dhe kanë bllokuar urën mbi lumin Ibër. Asnjë person nuk është arrestuar. Tensionet ne veri janë përshkallëzuar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në muajin shkurt. Serbët e Kosovës kundërshtojnë pavarësinë, ndërsa, në pjesën veriore të vendit ata nuk lejojnë as vendosjen e misionit të BE-së, EULEX.

  • Data 28.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F6S9
  • Data 28.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F6S9