1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Grupe pune për deklaratën e pavarësisë

Udhëheqësit politikë kosovarë nuk përjashtojnë mundësinë që gjatë muajit shkurt parlamenti të shpallë pavarësinë

default

Parlamenti, Prishtinë

Institucionet qendrore të Kosovës, kanë nisur përgatitjet për formimin e grupeve punuese që do të hartojnë deklaratën e pavarësisë dhe të cilat do të merren edhe me zbatimin e çështjeve që kanë të bëjnë me statusin. Në këto grupe, do të përfshihen pozita dhe opozita në Kosovë.

Me shpalljen e pavarësisë, Kuvendi i Kosovës, do t'i ftojë njëkohësisht vendet e tjera që ta njohin shtetin e Kosovës. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nuk e përjashton mundësinë që pavarësia të shpallet gjatë muajit shkurt, por kjo do të bëhet në koordinim me Washingtonin dhe Brukselin.

Krasqini shprehet se parlamenti i Kosovës është duke i kryer detyrat e veta për të qenë i gatshëm për shpalljen e pavarësisë. Megjithatë kjo "po bëhet në koordinim me faktorin ndërkombëtar", thotë Jakup Krasniqi.

Kuvendi i Kosovës menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, me një deklaratë të posaçme do ta mirëpresë vendosjen e misionit të BE-së dhe do të kërkojë që në Kosovë të qëndrojnë edhe për një kohë të gjatë trupat e NATO-s.

Deklarata dhe plani Ahtisari

Deklarata e pavarësisë sipas kryetarit të kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të shënojë edhe zotimin e Kosovës për zbatimin e pakos së statusit të ndërmjetësit, Marti Ahtisaari. Në këtë kuadër do të formohen edhe grupet të tjera pune. Ai për kushtetutë, grupi për simbolet kombëtare, grupi për çështje strategjike, si dhe grupi për legjislacion. Të gjitha këto përfshihen në një strategji të përbashkët dhe të cilat do të zhvillohen në tri rrafshe. Rrafshi nacional, dakordimi me të gjitha forcat politike kosovare ato në pozitë dhe opozitë. Rrafshi i dytë, është harmonizimi i këtyre çështjeve me komunitetet jo shqiptare dhe në fund e tërë kjo, pra shpallja e pavarësisë, njohja ndërkombëtare dhe zbatimi i paketës së Marti Ahtisarit, sipas udhëheqësve kosovarë, kërkon një mbështetje të fortë ndërkombëtare.

  • Data 24.01.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cx4N
  • Data 24.01.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cx4N