1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gruevski i gatshëm për zgjedhje të parakohëshme parlamentare

Partitë politike opozitare tani më një kohë po bojkotojnë punimet e Parlamentit të Maqedonisë. Si rrugë e vetme për daljen nga kriza politike parashikohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

default

Nikola Gruevski

Pas kërkesave të njëpasnjëshme të opozitës maqedonase dhe shqiptare, kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski është shprehur i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

“Opozita edhe pse ka kërkuar zgjedhje të parakohëshme, ajo i frikohet të njëjtave. Ne jemi të gatshëm të dalim para popullit për ta konfirmuar mandatin për vazhdimin e reformave dhe pëshpejtimin e proceseve eurointegruese'', është shprehur kryeministri Nikolla Gruevski.

Partia shqiptare në pushtet BDI ka pranuar ofertën për zgjedhje parlamentare edhe pse vlerëson se nuk është momenti i vërtet politik për mbajtjen e tyre.

“Situata ka ardhur në një moment kur duket se zgjedhjet e parakohëshme janë përgjigjeja më e mirë si rrugëdalje nga kriza politike në të cilën jemi gjetur apo gjendemi pas braktisjes së parlamentit nga ana e partive më të mëdha opozitare'', thotë Ermira Mehmeti Devaja deputete e BDI-së.

Lideri i opozitës maqedonase Brakno Cërvenkovski pranon ftesën për zgjedhje të parakohëshme por, pasi të jenë pranuar kushtet e parashtruara nga opozita.

“Mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme është mënyra e vetme për të dalë nga kjo krizë e thellë në të cilën ndodhet shteti. Por, pa plotësimin e kërkesave të opozitës për ndryshimin e kodit zgjedhor zgjedhjet nuk do të kenë efektin e duhur'', shprehet Branko Cërvenkovski.

Partia opozitare PDSH është shprehur pro zgjedhjeve të parakohëshme por edhe ajo ka kërkesa.

“Ndryshimi i kodit zgjedhor, ridefinimi i kufinjve të njësive zgjedhore, qasje dhe pjesëmarje në pastrimin e listave votuese nga votuesit fiktiv dhe monitorim të shtuar ndërkombëtar'', thotë Luan Tresi zëdhënës i PDSH-së.

Partitë opozitare janë shprehur të gatshëm për bojkotimin e zgjedhjeve të parakohëshme nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Zvonko Jankullovski, analist politik, vlerëson se bojkoti nuk do të jetë vetëm në dëm të opozitës por edhe të shtetit në përgjithësi.

''Paralajmërimi i bojkotit se gjoja zgjedhjet do të jenë jodemokratike është alibi i opozitës për humbjen eventuale në procesin zgjedhor. Për plotësmin e kushteve të zgjedhjeve, meritor në vlerësim janë institucionet e OSBE-s'', shprehet Zvonko Jankullovski.

Analistët janë të mendimit se zgjedhjet e parakohëshme parlamentare do të ndikojnë në ngecjen e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe në proceset për anëtarësim në NATO dhe BE. Analisti politik Naser Zyberi thotë se VMRO-DPMNE-s duhet t'i dobësohen pozicionet politike në mënyrë që ajo të jetë më kooperativ me partnerët e vet të koalocionit dhe me bashkësinë ndërkombëtare.

''Çdo herë kur përsëriten zgjedhjet në një vend, ajo është indikator se ai vend nuk është stabil. Maqedonia është një rast tipit i tillë në të cilën stabiliteti ekonomik, politik dhe i sigurisë është çdo herë në pikëpyetje'' shprehet Naser Zyberi.

Si periudhë më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare përmendet muaji prill ose qershor.

Autor: Fatos Musliu
Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 28.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10QpU
  • Data 28.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10QpU