1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gruevski : Greqia nuk dëshiron të ketë zgjidhje

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka thënë se Maqedonia i ka plotësuar të gjitha detyrimet ndaj BE-së dhe tani mbetet që Brukseli të caktojë datën për fillimin e bisedimeve për antarësim në Union.

Nikola Gruevski dhe Giorgos Papandreou, nëntor 2009.

Nikola Gruevski dhe Giorgos Papandreou, nëntor 2009.

Maqedonia do të vazhdojë negociatat për të gjetur kompromis në mosmarrëveshjen mbi emrin me Greqinë, por kryeministri Nikolla Gruevski nuk është i sigurt pala tjetër kërkon zgjidhje. "Ne do të vazhdojmë bisedimet në kërkim të një zgjidhjeje, por Greqia nuk dëshiron të ketë zgjidhje. Greqia parashtron kushte të tilla, sa që unë i thashë edhe Papandreut, se edhe njëqind vitet e ardhshme, me kushte të tilla ai nuk do të gjejë qeveri që t`ia pranojë kërkesat.“

Kryeministri i Maqedonisë mbron pikëpamjen, se në Bruksel të martën ka ndodhur një variant i sofitikuar i vetos së Bukureshtit, por pranon se edhe shtetet të tjera anëtare të Uninonit ishin kundër vendimit të Maqedonisë për të marrë një datë për fillimin e negociatave. Gruevski refuzoi të tregojë cilat janë këto vende, që të mos dëmtojë interesin publik. Megjithatë, Greqia mbetet frenuesi kryesor.

Bullgaria e mbështet Maqedoninë

Kryeministri bullgar Bojko Borisov, vendi i të cilit ishte treguar jozyrtarisht si një nga ata që bllokoi vendimin për fillim të bisedimeve, në deklaratën dhënë Dojçe Veles mohon një informacion të tillë. "Qëndrimi ynë ishte siç kemi rënë në dakord me kryeministrin Gruevski. Bullgaria e mbështet Maqedoninë dhe shpresojmë se kjo do të vlerësohet në vendin tuaj.“

Mazedonien EU Fahnen

Sipas Borisovit, informacionet për një bllokadë bullgare i dërgojnë ata që dëshirojnë të përkeqësohen marrëdhëniet midis dy vendeve. Borisovi refuzoi të përgjigjet për pyetjen, nëse Maqedonia mund të jetë besimplotë në një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarsim në Union gjatë presidencës spanjolle, por ai pret që të zgjidhet mosmarrëveshja mbi emrin me Greqinë.

Të mos harrojmë Ballkanin

Kryeministri Gruevski po qëndron që nga dita e mërkurë (09.12.09) në Bon ku është duke marë pjesë në Kongresin e partive popullore evropiane. Në Kongres merr pjesë edhe Antonis Samaras, kreu i ri i opozitës greke Nea Demokratija. Pas dy takimeve me socialistët e tanishëm kryeministrin grek Jorgos Papandreu, pritej që Gruevski të takohet edhe me homologun e tij ideologjik Samaras, por një takim i tillë për momentin nuk duket se do të ndodhë.

Nga foltorja e Kongresit Gruevski i bëri thirrje pjesëmarrësve që të mos e harrojnë Ballkanin. "Qytetarët e Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Bosnjës, Malit të Zi dhe Kosovës dëshirojnë që të jetojnë në një Evropë të bashkuar sepse identiteti dhe shpirti i tyre evropian janë të pakontestueshme.“

Ndërkohë, ai dërgoi mesazh deri tek BE-ja se Maqedonia e ka kryer pjesën e saj të detyrimit, duke i plotësuar të gjitha kriterte e parashtruara. Tani BE-ja duhet bërë hapin e radhës dhe të ofrojë një datë për fillimin e bisedimeve në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, theksoi Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Autor : Boris Georgievski / Qeriman Bekteshi

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 10.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kz4G
  • Data 10.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kz4G