1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gruevski dhe udhëheqësit e lartë të VMRO-DPMNE - të lirë, por pa pasaporta

Gjykata në Shkup ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Speciale për të arrestuar zyrtarët e lartë të VMRO-DPMNE-së. Por janë marrë masa të tjera parandaluese dhe janë konfiskuar pasaportat.

Ish-kryeministri Nikola Gruevski dhe zyrtarë të tjerë të lartë të partisë VMRO-DPMNE-së mbeten të lirë, por ata nuk munden të largohen nga vendi. Kështu vendosi Gjykata e Faktit në Shkup. Ish-kryeministri, Gruevski, ish-ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janekieski, deputeti Ilija Dimovski, dhe zyrtarë të tjerë të partisë janë akuzuar në rastin „Titanik" për veprën penale - manipulim të zgjedhjeve dhe votave.

Nga gjithsej 17 raste të Prokurorisë Speciale me 94 të akuzuar, Gjykata e Shkupit nuk ka pranuar kërkesën për t'i vendosur ata në paraburgim, por ka shqiptuar disa masa paraprake. Pa pasaporta kann mbetur ish-ministrat Milevska dhe Vlladimir Peshevski, dhe ish-drejtori i UBK-së, Sasho Mijallkov. Lideri i VMRO-DPMNE-së Gruevski ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij nga parlamenti, edhe pse një kërkesë e tillë dërgohet në adresën e gabuar. 

ab/bg