1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gruevski dështon, Maqedonia pa qeveri

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk ka pranuar të futet në koalicioni me mandatarin Nikolla Gruevski. Mbrëmë në mesnatë kaloi afati ligjor i paraparë me kushtetutë për formimin e qeverisë me partinë VMRO-DPMNE.

Zëdhenesi i BDI-së Bujar Osmani pak para mesnate tha se kjo parti nuk mori vendim në lidhje me pesë opsionet, të cilat i ka analizuar gjatë gjithë kohës. Sipas tij, të gjitha 5 opsionet akoma mbeten në tavolinë. Por kryesia e BDI-së ka konstatuar se debati  nuk mund të përfundojë në afatin e paraparë me ligj dhe se në BDI-j akoma nuk ka argumente të mjaftueshme për të përcaktuar se cili nga 5 opsionet është më i dobishëm për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

"Nuk ka argumente"

 Mazedonien Parlamentswahlen- DUI- Anführer Ali Ahmeti (picture-alliance/dpa/V. Xhemaj)

Ali Ahmeti

"Në mënyrë unanime kemi konstatuar se për momentin nuk kemi argumente të mjaftueshme për t'u përcaktuar për njërin nga pesë opsionet të cilët i kemi në tavolinë, kështu që debatet dhe konsultimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, ka thënë Bujar Osmani zëdhënës i BDI-së. 

BDI-ja në bisedime me VMRO-DPMNE-në ishte futur në bisedime për të formuar qeveri me kërkesat që janë pjesë e deklaratës së partive politike shqiptare, tri prej të cilave për këtë parti janë të panegociueshme: zyrtarizimi i gjuhës shqipe, vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale dhe procesi i integrimit euroatlantik të Maqedonisë.

"Për ne ishte me rëndësi të respektohet vullneti i qytetarëve shqiptar. Kontratën që e kemi nënshkruar me ata, vendimin ta kemi sa më të mirë dhe të bazuar në argumente. Vlerësuam se nuk është shterur  debati dhe nuk mund të sillnim një vendim. Vlerësoj se më me rëndësi është vendimi i duhur se sa vendimi në kohë”, thotë Osmani.

VMRO-DPMNE: Zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme

Mazedonien Jubel Wahlen Zoran Zaev (picture-alliance/dpa/V. Xhemaj)

Zoran Zaev

 

Partia VMRO-DPMNE e Gruevskit ka kuntuar përmes një deklarate me shkrim se bisedimet kanë dështuar, ndërsa si mundësi për dalje nga kriza e re ka përmendur mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. "VMRO-DPMNE konsideron se formimi i qeverisë duhet të jetë në funksion të mbylljes së krizës politike, e jo të thellimit të saj. VMRO-DPMNE vlerson se mbajtja e zgjedhjeve të reja është vendim i pjekur, ndërsa në funksion të tejkalimit të krizës dhe vendosjes së reformave prioritare në plan të parë”, thuhet në komunikatën e publikuar menjëherë pas vendimit të BDI-së. Çdo zgjidhje tjetër, sipas VMRO-DPMNE, do të çonte Maqedoninë drejt një konflikti të ri, në shoqërinë edhe ashtu të ndarë në këtë vend.

Analisti politik Gjorgji Spasov mendon se Gruevski nuk do të lejojë askend tjetër që të bëhet kryeministër . "Ndaj nga partia e tij kanë dalur menjëherë me qëndrimin se nëse Gruevski nuk bëhet kryeministër, atëherë zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e reja“, shpjegon ai. Spasov dyshon se VMRO-DPMNE dhe BDI kanë ndonjë "plan rezervë". Ai pret vazhdimin e keqpërdorimeve për të pamundësuar krijimin e ndonjë qeverie tjetër.

Mundësitë e presidentit

Kombibild Politiker Mazedonien

Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi

Pas dështimit të mandatarit Nikolla Gruevski të formojë koalicionin qeveritar, mbetet dilema nëse presidenti Gjorgje Ivanov do t'ia japë mandatin partisë së dytë - LSDM-së së Zoran Zaevit, për të nisur bisedimet për formimin e qeverise së re. Ditët e fundit ka pasur vlerësime të ndryshme të analistëve që pretendojnë se presidenti duke u bazuar në paqartësitë që dalin nga Kushtetuta, mund të taktizojë për të anashkaluar LSDM-në dhe mandatin sërish t'ia delegojë një anëtari tjetër të VMRO-së. Por, ekspertët juridikë edhe në rastin e parë kanë konstatuar shkelje nga ana e presidentit. Sipas tyre, mandati iu dha Gruevskit pa u siguruar paraprakisht nëse ai e kishte shumicën parlamentare ashtu siç kërkohet me Kushtetutë.

Rezultatet dhe kombinimet

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të zhvilluara me 11 dhjetor, VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, LSDM - 49, BDI -10 dhe tri parti të tjera shqitpare kanë fituar 8 vende në parlament. Për formimin e qeverisë nevojiten 61 vota, por këtë shumicë nuk e ka siguruar deri tani akush. VMRO-DPMNE është në pushtet që nga viti 2006 dhe tradicionalisht ka sunduar me ndihmën e partive shqiptare.