1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gruaja e blogerit Badaui kërkon ndihmë

Gruaja e blogerit të torturuar nga Arabia Saudite, Raif Badaui, i kërkoi ndihmë zëvendëskancelarit gjerman Gabriel. Gabriel duhet të angazhohet gjatë vizitës së tij të ardhshme në Arabinë Saudite për burrin e saj.

Ajo dëshiron që zëvendëskancelari gjerman të angazhohet për lirimin e bashkëshortit të saj dhe vajtjen e tij në Kanada, tha Ensaf Haidar për televizionin ZDF. Ajo vetë jeton që prej arrestimit të bashkëshortit të saj në vitin 2012 në Kanada.

Kritikë ndaj gjykimit në gjithë botën

Badaui u dënua në maj të vitit të kaluar me dhjetë vjet burg, 1000 goditje me shkop dhe një gjobë për gjoja fyerje të fesë islame në një forum interneti. 50 goditjet e para me shkop u ekzekutuan në janar. Që nga kjo kohë ekzekutimi i mëtejshëm i dënimit u pezullua, zyrtarisht për arsye shëndetësore. Rasti ngjalli kritika të ashpra në mbarë botën ndaj mbretërisë konservatore islame dhe drejtësisë së saj.

Ensaf Haidar

Ensaf Haidar

Qeveria gjermane po angazhohet tashmë

Sigmar Gabriel siguroi në ZDF, se qeveria gjermane po angazhohet tashmë për lirimin e Badauit. "Ne nuk duhet të diskutojmë në televizion se çfarë po bëjmë dhe se si po e bëjmë. Sidomos në qoftë se duam ta ndihmojmë atë njeri," tha kryetari i SPD-së cili udhëton të shtunën për një takim pune në Arabinë Saudite. Ndihma më e rëndësishme që ne mund të japim është "të mos flasim për të."

Sigmar Gabriel

Sigmar Gabriel

Sipas bashkëshortes zyra e mbretit Abdullah, i cili ndërkëhë ka vdekur, ia ka dorëzuar rastin në dhjetor gjykatës më të lartë saudit. Për gazetën britanike "Independent" Ensaf Haidar tha se nëse do të ketë një rigjykim burrin e saj e kërcënon ndoshta dënimi me vdekje.

Deutsche Welle nderon Badauin

Raif Badaui u nderua pak ditë më parë me çmimin "Deutsche Welle Freedom of Speech Award". Sipas Deutsche Welle-s, Badaui ka bërë përpjekje kurajoze për lirinë e shprehjes dhe të mendimin. Çmimi pritet ta përqëndrohet fatin e tij më shumë në perceptimin e opinionit botëror, tha drejtori i Deutsche Welle-s, Peter Limbourg.