1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Grindje për taksimin e tregjeve financiare

Politikanët gjermanë janë pro taksimit të tregjeve financiare. E hapur ka mbetur çështja nëse kjo taksë do të jetë taksë mbi transaksionet financiare siç kërkon opozita, apo një taksë për aktivitetet finaciare.

default

Vendimi i unionit CDU/CSU dhe FDP-së ka të bëjë me paketën e shpëtimit prej 750 miliardë eurosh për eurozonën. Pas kësaj edhe në radhët e koalicionit qeveritar u shtuan zërat se këto ndihmat për shtetet e dobta të euros duhet të shoqërohen me rregulla të qarta kundër spekulantëve.

Tani partnerët e koalicionit qeveritar vendosën që qeveria duhet të angazhohet në nivel evropian dhe global për taksimin e tregjeve financiare. Po ashtu koalicioni synon që në nivel kombëtar dhe evropian të vendosen një sërë masash, ndër të tjera ndalimi i shitjeve bosh si dhe ngritja e një agjencie evropiane për rating. Ligji për paketën mbrojtëse pritet të miratohet të premten në parlament dhe brenda mundësive edhe në Këshillin e Federatës.

Bundesausschuss der CDU: Abstimmung über Koalitionsvertrag

Dakord që qeveria të angazhohet për taksimin e tregjeve financiare

"Në komisionin e koalicionit ramë dakord që nga qeveria të kërkohet që përveç taksave bankare të angazhohet që për stabilizimin e euros të përfshihen edhe tregjet financiare, pra nëpërmjet një takse mbi transaksionet financiare apo një takse për aktivitetet finaciare," - tha kryetari i grupit parlamentar të CDU-së Volker Kauder. Kurse kryetarja e grupit parlamentar të FDP-së, Birgit Homburger, tha se FDP-ja do "që të veprohet me efikasitet dhe që në radhë të parë të kontribuojnë ata që e shkaktuan krizën."

Tani është e qartë që qeveria gjermane do të angazhohet për taksimin e tregjeve financiare. E hapur ka mbetur çështja, nëse kjo taksë do të jetë taksë mbi transaksionet financiare, sikurse kërkon opozita, apo një taksë për aktivitetet finaciare.

FDP-ja e hedh poshtë taksë mbi transaksionet financiare. Kjo sepse kjo lloj takse do të apikohej për të gjitha bizneset e tregjeve finaciare në varësi të fitimit. Kurse taksa për aktivitetet financiare do të aplikohej me fuqi prapavepruese ndaj fitimeve dhe rrogave të bankierëve.

Përkrahësit e taksës mbi transaksionet financiare mendojnë se taksa për aktivitetet financiare sjell më pak para dhe nuk lufton me aq efikasitet spekullimet. Në radhët e kryesisë së unionit ka një shumicë pro taksës mbi transaksionet financiare.

Si kryetari i SPD-së Sigmar Gabriel edhe kryetarja e grupit parlamentar të të gjelbërve, Renate Kynast, kërkuan që qeveria të angazhohet pro taksës mbi transaksionet financiare.

Ministri federal i Financave Wolfgang Schäuble (CDU) sqaroi se ai i sheh si të pakta shanset për miratimin e një takse mbi transaksionet financiare, sepse ka dyshime të mëdha që në nivel global nuk mund të arrihet konsensus për një taksë të tillë.

Autor: Pandeli Pani/Heiner Kiesel

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 19.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NRJj
  • Data 19.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NRJj