1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Grindje për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi

Kush do të jetë presidenti i ri i Malit të Zi? Opozita e vendit në brigjet e Adriatikut pretendon se ka fituar. Por edhe kandidati i qeverisë pretendon se është fitues.

Në Mal të Zi u zhvilluan zgjedhjet presidenciale . Në garë për kreun e shtetit ishin presidenti aktual Filip Vujanoviq , kandidat i Partisë Demokartike të Socialistave (PDS), si dhe kandidati i pavarur Miodrag Lekic . Ende nuk dihet fituesi i këtyre zgjedhjeve pasi të dy kandidatët e kanë shpallur veten fitues. Presidenti aktual Filip Vujanoviq ka thënë se rezulatatet e partisë së tij i japin atij 51 % të votave , ndërsa sfiduesit Miodrag Lekic 48.7 %, e këtë do ta vërtetojë edhe komisioni zgjedhor republikan , pohon ai .

Në anën tjeter Fronti Demokartik i kandidatit Lekic ka thënë se kandidati i tyre është fitues i zgjedhjeve . Të hënën (08.04.2013) është paralajmeruar se Komisioni Zgjedhor Republikan do të publikojë rezultatet e para preliminare si dhe priten vlerësimet nga mbikqyrësit ndërkombëtarë.

Miodrag Lekic

Miodrag Lekic

Këto zgjedhje të gjashta që nga hyrja e sistemit shumëpartiak në vend, përkatësisht të dytat pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2006 u karakterizuan nga një fushatë, ku nuk munguan akuza të ndërsjellta. Kandidati i opozitës Miodrag Lekic ka thënë se do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndërkohë që Filip Vujanoviq, i cili në këto zgjedhje konkuroi për një mandat të tretë ka thënë se do të përmirësojë demokarcinë e Malit të Zi, i cili synon anëtartësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

A ka pasur manipulime?

Zgjedhjet presidenciale konsiderohen si një matje forcash mes partisë prej më shumë se 20 vjetësh në pushtet PDS dhe opozitës malazeze tradicionalisht të përçarë, e cila për herë të parë ra dakord për një kandidat të përbashkët, Miodrag Lekicin. Partitë e opozitës akuzojnë autoritetet, se kanë manipuluar në masë me listat zgjedhore. Edhe për votat thuhet se është paguar. Qeveria i hedh poshtë këto akuza.

Filip Vujanoviq

Filip Vujanoviq

Këto zgjedhje edhe njëherë treguan se pakicat në Mal të Zi luajnë një rol shumë të rëndesishëm mbase dhe vendimtar kur është fjala për zgjedhjet . Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanovic kërkoi që shqiptarët në këtë vend të hedhin votin e tyre për kandidatin Vujanoviq . Kësaj thirrjeje iu përgjigjën pjesërisht forcat politike që tubojnë shqiptarët , ndërkohë që “Iniciativa Qytetare “,” Alternativa “ dhe një pjesë e “ Lidhjes Demokartike në Mal të ZI “ i bënë thirrje elektoratit që mos ta përkrahin kandidatin e partisë në pushtet. Këtë në shenjë revolte për mosorganizimin e referendumit në Tuz – Malësi për komunë të pavarur , referendum i cili po shtyhet prej vitesh .

Në zgjedhjet e 7 prillit kandidati i partisë Demokratike të Socialistëve pati përkrahjen e partisë Boshnjake , Lidhjes Liberale , dhe të partisë që tubon Kroatet në Mal të Zi , por jo dhe të partnerit tradicional të saj Partisë Social Demokrate .

Sipas kësaj partie kandidimi i Filip Vujanoviqit për mandat të tretë ishte në kundërshtim me kushtetutën.

A do të luhaten mardhëniet ndërmjet partnerëve tradicionalë të koalicionit kjo me siguri që do të mësohet në ditët e ardhëshme pas shpalljes zyrtare të rezulatateve të zgjedhjeve nga ana e Komisionit Zgjedhor Republikan.

Presidenti në Malin e Zi me rreth 630.000 banorë ka funksion reperezentativ, kompetencat e pushtetit i ka kryesisht kryeministri i vendit.