1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Grindje në procesin mbi aftësinë penale të Breivikut

Psykosotik apo me aftësi penale? Nga procesi kundër atentatorit norvegjez Anders Behring Breivik varet nga nëse i akuzuari përfundon në spital apo në burg. Ekspertët nuk janë të një mendimi.

Psykosotik apo me aftësi penale?

Psykosotik apo me aftësi penale?

Një bllok temash mbi shëndetin mendor të të akuzuarit. Profesori i psikiatrisë, Ulrik Fredrik Malt mban një referat për temën pse i njëjti i akuzuar mund të vlerësohet në mënyra krejt të ndryshme në dy ekspertizat psikiko-ligjore. Sepse për këtë çështje ka shpërthyer një diskutim i zjarrtë. Në një nga ekspertizat e para të bëra vitin e kaluar, i akuzuari është klasifikuar si skizofren paranoik. Kjo shkaktoi kritika të mëdha dhe gjykata udhëzoi të bëhet një ekzaminim i dytë psiqiko- ligjor. Ai i dha të akuzuarit vërtetimin se është normal.

Kurse profesori i psikiatrisë Ulrik Fredrik Malt thotë se i akuzuari, një vrasës i shumëfishtë, vuan nga sindroma e Asperger-it dhe Tourette-s: "Kriteri i parë, kusht për diagnozën Tourette është që pacienti të ketë tik-e. Për shembull, një e qeshur e papritur, të cilin ai nuk mund ta kontrollojë dhe që shfaqet gjithnjë në momente kur nuk duhet."

Grindja mes ekspertëve shkakton konfuzion në proces

Burgu në Oslo ku ndodhet Anders Behring Breivik

Burgu në Oslo ku ndodhet Anders Behring Breivik

Është duke u zhvilluar luftë midis pikëpamjeve të ndryshme, këto ditë në sallën e gjyqit në Oslo. Ndërkohë që profesor Malt ka identifikuar çrregullime autizmi, një ekip psikologësh dhe punonjësish socialë mendojnë se ai duhet të mbajë përgjegjësi penale. Ekspertët e kanë vëzhguar Breivik-un në fillim të vitit për tre javë rresht gjatë kohës së qëndrimit në burg. Psikiatri Per Olav Naess diagnostikoi çrregullime të thella të zhvillimit, të quajtura të Asperger-it. Ai e ka kontrolluar të akuzuarin kur ky ka qenë në moshën katër vjeçare. Megjithatë ai nuk lejohet të dëshmojë tani para gjyqit, mbrojtja mund ta pengojë këtë për shkak se mjekët janë të detyruar të mos flasin për pacientët. Kur profesor Malt thotë këtë hamendësim diagnoze, i akuzuari hidhet përpjetë: "Kjo është qesharake. Unë nuk mund të bëjë komente, kur kjo transmetohet në televizion," bërtet Behring Breivik. Gjykatësja i thotë të pushojë.

Anders Behring Breivik në Oslo, avokati Lippestad Ulrik Malt

Anders Behring Breivik në Oslo, avokati Lippestad Ulrik Malt

Ashtu siç i pëlqen atij flet Randi Rosenqvist. Mjekja ligjore është kryetare e Komisionit mjeko-ligjor. Ai kontrollon ekspertizat e mjekëve ligjorë të bëra me porosi të shtetit. Rosenqvist e klasifikon të akuzuarin si psikotik. Ajo merret në burg me vlerësimin e rrezikshmërisë së të burgosurve. Breivik është takuar disa herë me të. Që dy ekspertiza japin vlerësime të ndryshme për dorasin, nuk është një gjë e pamundur, megjithëse është një gjë e pazakontë thotë Randi Rosenqvist: "Kur ekspertiza bëhet direkt pas aktit penal, atëherë merren më shumë informacione mbi gjendjen e dorasit për momentin kur ai ka kryer veprën penale".

Procesi kundër Anders Behring Breivik në Oslo, Norvegji

Procesi kundër Anders Behring Breivik në Oslo, Norvegji

Kjo gjendje psiqike mund të ndryshojë pas gjysëm viti. Ky do të ishte një shpjegim pse dy ekipe të ndryshme diagnostikimi kanë marrë përshtypje të ndryshme klinike nga Breivik-u. "Por, pavarësisht nga kjo çështja është gjithnjë si duhen interpretuar thëniet e mjekëve."

I sëmurë psiqik apo ideolog ekstremist?

Atentatet e Breivik-ut janë rezultat i ideologjisë që ai përfaqëson. Ato nuk mund të shpjegohen me deliret, të cilat janë kritere për skizofreninë. Këtë sëmundje i dha diagonsitkuesi i parë dorasit. Por diagnoza e vërtetë nuk ka relevancë të madhe në lidhje me veprën. Edhe dorasit psikopatë mund të klasifikohen si në rregull nga trutë. Kjo ka të bëjë me gradën e sëmundjes. Përveç kësaj duhet menduar se këtu kemi të bëjmë me një rast të rëndë, thotë:" Në 350 ekspertiza që formulohen në vit në Norvegji, specialistët pajtohen pak a shumë me njëri tjetrin në përgjithësi. Rasti Breivik është shumë i pazakontë. "Është e vështirë të interpretosh simptomat, të bësh diagnozën klinike dhe ta përkthesh këtë në një gjykim ligjor", thonë ekspertët.