1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Grindja e re për gazin preokupon Evropën

Pasojat e mosmarrëveshjes aktuale për gazin midis Bjellorusisë dhe Rusisë kanë arritur edhe te BE. Komisari i BE për Energjinë, Oettinger i bëri thirrje Moskës dhe Minskut që t'i respektojnë marrëveshjet e furnizimit.

Grindja Rusi-Bjellorusi prek BE

Grindja Rusi-Bjellorusi prek BE

Komisari i BE për Energjinë, Günther Oettinger u kërkoi qeverive ruse dhe bjelloruse që t'u japin fund ndryshimit të mendimeve dhe të kujdesen për një furnizim pa pengesa me gaz të BE. BE nuk duhet të bëhet peng i një mosmarrëveshjeje bilaterale, ishte mesazhi i Oettingerit:

"Ne presim që kjo krizë dhe politika midis Rusisë dhe Bjellorusisë të mos vijnë në Evropë. Dhe nëse Lituania merr tani 40% më pak gaz, atëherë këtu nuk kemi të bëjmë me një problem vetëm për këtë vend anëtar të BE. Ky është një sulm ndaj të gjithë Bashkimit Evropian."

Komisioneri i BE për Energjinë, Günther Oettinger

Komisioneri i BE për Energjinë, Günther Oettinger

Pyetjes, se cilat janë mjetet e presionit që ka ai në dorë, Oettingeri u përgjigj indirekt. Ai tërhoqi vëmendjen te interesi ekonomik i të dyja shteteve si partnerë tregtarë të BE.

Pasojat jo aq të rënda sa në grindjen me Ukrainën

Edhe një ndalim i plotë i transferimit të gazit megjithatë nuk do të kishte pasoja shumë të rënda. Nga njëra anë, për shkak të verës praktikisht nuk nevojitet gaz për ngrohje. Nga ana tjetër, Bjellorusia është vend tranzit vetëm për gjashtë përqind të gazit, që konsumohet në BE. Krejt ndryshe ishte puna në rastin e Ukrainës në vitin 2009. Atëherë, një luftë çmimesh midis Rusisë dhe Ukrainës bëri që në pjesë të tëra të Lindjes së BE për dy javë të mos shkonte gaz. Njerëzve iu desh të rrinin në banesa akull të ftohta.

Punëtor bjellorus në një stacion kompresorësh gazi të gazsjellësit të rëndësishëm Jamal

Punëtor bjellorus në një stacion kompresorësh gazi të gazsjellësit të rëndësishëm Jamal

Me grindjen më të fundit nuk ka të bëjë as një vendim për konkurencën i Komisionit, por ai është pjesë e përpjekjeve të BE për të garantuar sigurinë e furnizimit. Në bazë të këtij vendimi, qeveria polake lejohet që ta mbështesë zgjerimin e kapaciteteve të saj të deponimit të gazit me gati 400 milionë euro subvencione shtetërore. Zëdhënësja e Komisionit, Amelia Torres e sqaroi vendimin:

"Kjo është shumë e rëndësishme për sigurinë e furnizimit me energji, jo vetëm në Poloni, por edhe në vende të tjera. Polonia do t'i avancojë me këtë rezervat e saj të gazit në mesataren e BE, pikërisht 14% të konsumit vjetor."

Edhe nëse kjo grindje e re për gazin nuk do të ketë pasoja negative të rënda për BE, ajo do t'i forcojë përpjekjet për t'u bërë më të pavarur nga Rusia si vend furnizues dhe nga vendet tranzite. Midis të tjerave, projekti i së ashtuquajturës Nabuko-Pipeline nga Azia qendrore në Evropë do të marrë shtysë të re.


Autor: Christoph Hasselbach/ Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 24.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/O1Ky
  • Data 24.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/O1Ky