1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Grigori Javlinski jep dorëheqjen - Ndryshim në opozitën ruse

Emri i tij ishte sinonim për opozitën: Grigori Javlinski. Pas 15 vitesh në krye të partisë liberale Jabloko, ia dorëzoi postin zëvendësit Sergej Mitrochin. Baza e partisë e kritikonte atë për orientim drejt Kremlinit.

default

Kryetari i bllokut liberal Yabloko, Grigory Yavlinsky

Grigori Javlinksi, krijuesi i partisë Joboloko, ishte figura më e njohur e opozitës në Rusi. Figura e tij njihej sidomos në Perëndim, ku ai prezantohej gjithmonë si kundërshtar elokuent, simpatik dhe i besueshëm. Por kohëve të fundit ai akuzohej për kontakte të shumta me Kremlinin. Fundjavën e kaluar, 56-vjeçari deklaroi papritur se nuk do të rikandidojë më për postin e kryetarit të partisë së tij:

"Antarët e rinj duhet të mbështeten dhe u duhet dhënë një shans i barabartë. Vetëm kështu ata do të munden të zgjedhin një kryetar të ri partie. Kjo është arsyeja përse nuk qëndroj më në dispozicion."


Shkak i trazirave ishin disa zënka, që u krijuan pas takimeve që zhvilloi Javlinski me Vladimir Putinin, i cili ishte ende president asokohe. Në shkurt Putini ftoi papritur Javlinskin në Kremlin. Televizioni rus transemtoi pamje të një bisede shumë harmonike mes dy politikanëve dhe qysdh prej asaj kohe, Javlinski qëndron në kritikë të opozitarëve. Gjatë fjalimit të tij të fundit, ai theksoi edhe njëherë rëndësinë që ka bashkëpunimi me strukturat qeveritare: "Partia jonë Jabloko përfaqëson opozitën demokratike. Ajo nuk është parti nacionaliste apo fashiste dhe nuk mund të bashkëpunojë me bolshevikët apo stalinistët."


Një pjesë e partisë kërkon bashkëpunim megrupin e Gary Kasparovit, i cili bashkëpunon me bolshevistin nacionalist Limonov. Gjatë 15 viteve të fundit, kjo parti ka refuzuar çdo lloj bashkëpunimi me parti të tjera opozitare. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, partia Jabloko fitoi 1.5% të votave. Nuk pritet që kryetari i ri i partisë, Sergej Mitrochin, ta ndyshojë qëndrimin: "Duhet të punoj shumë, që të fitoj autoritetin që gëzon Grigori Javlinski brenda rradhëve të partisë sonë, të vendit tonë dhe në politikën tonë."


Krahu radikal i partisë ka shprehur ndërkohë shqetësimin se me marrjen e kryesisë së Jablokos me Mitrochinin, kjo parti do të humbasë edhe më shumë vota. Për më tepër që kryetari i ri ka deklaruar se do të ndjekë kursin e Javlinskit. Opozita në Rusi do të mbetet kështu ende jashtë politikës qeveritare ruse.


  • Data 24.06.2008
  • Autor Krause, Hermann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EPty
  • Data 24.06.2008
  • Autor Krause, Hermann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EPty