1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Greqisë i jepen edhe dy vjet më shumë afat?

Anëtari i Bordit Drejtues të Bankës Qëndrore Europiane, Jörg Asmussen, ka kundërshtuar njoftimin e një gazete sipas së cilës shtetet e Eurozonës duan t'i japin Greqisë edhe dy vjet kohë. Por...

Euro nën flakë zjarri.

Euro nën flakë zjarri.

"Deri tani nuk ka asnjë marrëveshje përfundimtare të Trojkës me qeverinë greke", tha Asmussen në Televizionin e Parë gjerman, ARD. Edhe sekretari i shtetit në ministrinë e Financave, Steffen Kampeter (CDU), e hodhi poshtë mundësinë e marrjes së një vendimi për një afat dy vjeçar për Greqinë.

"Duhet pritur raporti i Trojkës së BE-së", tha Kampeter për Deutschlandradio. Por sipas një gazete, Greqisë i duhen edhe të paktën dy vjet kohë për rehabilitimin e buxhetit të tij shtetëror të dobësuar.

Ahtinës i duhet më shumë kohë

Samaras me Trojkën.

Samaras me Trojkën nga e cila varen të gjitha.

Sipas gazetës, "Süddeutschen Zeitung", qeverisë në Athinë i duhet të ulë borxhin e ri nga 2014 deri në 2016 nën kufirin e lejuar prej Bashkimit Evropian, prej tre për qind të prodhimit bruto. Po ashtu afatet për zbatimin e reformave në tregun e punës dhe në industrinë energjetike si dhe të privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, sipas gazetës, do të zgjaten. Në të njëtën kohë, kryeministri grek Antonis Samaras llogarit me atë që patnerët në Eurozonë së shpejti do të japin kredi të tjera shumë të nevojshme në shumën prej gati 32 miliardë euro. Ai ishte shprehur me besim dhe i vendosur për të arritur synimet për shpëtimin e vendit. Nga liderët partiakë në Greqi, Samaras kërkoi "unitet më të madh dhe guxim".

Edhe Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy, kishte shprehur besim për këtë duke thënë se Greqia ka shënuar progres në fushën e përmirësimit të financave publike. Por ky progres do të shqyrtohet nga Eurogrupi, në dritën e raportit të Trojkës.