1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Greqia porosit qytetarët të kenë kujdes në Maqedoni

Ministria e jashtme greke publikoi sot në mesditë një udhëzim turistik për qytetarët e saj, që udhëtojnë në Maqedoni, duke u tërhequr vëmendjen se “eventualisht mund të përballen me probleme”

default

Ministrja e jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis


Ministria e jashtme greke publikoi sot në mesditë një udhëzim turistik për qytetarët e saj, që udhëtojnë në Maqedoni duke u tërhequr vëmendjen se “eventualisht mund të përballen me probleme”. Arsyet sipas komunikatës janë “klima negative” e krijuar vitet e fundit në dëm të Greqisë, “rreptësia e veçantë me karakteristika të qarta abuzimi ndaj qytetatëve grekë” në zbatimin e legjislacionit lokal për çështje si doganat, tatimet, transportet tranzit, valutën dhe kodin rrugor, por edhe “ndryshimet e vazhdueshme në legjislacion pa informimin paraprak të publikut dhe degëve profesionale të interesuara”. Udhëzimi u kujton qytetarëve grekë, që “të informohen në kohë” dhe t'i “respektojnë në mënyrë shumë skolastike” ligjet duke marrë njëkohësisht “masa të një kujdesi dhe urtësie të veçantë” për sigurinë personale dhe pasurisë, kur qëndrojnë, ose kalojnë tranzit nëpër Maqedoni.

Udhëzimi vjen fill pas incidentit të krijuar nga grupe të rinjsh maqedonas, që sulmuan tre autobuzë me turistë grekë, ditën e dielë në qytetin e Ohrit, ku u lëndua dhe një turist grek dhe për të cilin në tone shumë të ashpra ministria e jashtme greke në komunikatën e saj të së henës i cilësonte “rezultat të dukshëm të nacionalizmit dhe urrejtjes etnike kundër Greqisë, që kohët e fundit po kultivohet në mënyrë të ndërgjegjshme në Shkup”. Gjithsesi udhëzimi turistik është indikativ i klimës së acaruar të marrëdhënieve ndërshtetërore për shkak të konfliktit për emrin, për të cilin edhe një herë ministria e jashtme greke Bakojani fajësoi javën e kaluar në Uashington Shkupin me insistimin e tij, sikurse tha, “në fantazmat e nacionalizmit ballkanik”.





  • Data 03.03.2009
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H4pp
  • Data 03.03.2009
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H4pp