1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Greqia : Perspektivat e Serbisë nuk duhet të lidhen me Kosovën

Diplomacia greke, siç u bë e qartë me një deklaratë e shefes së saj Bakojani, konsideron "gabim dhe jo produktive çdo lidhje të përspektivës evropiane të Serbisë me Kosovën"

Ministri gjerman i jashtëm, Frank-Walter Steinmeier dhe kolegia greke Dora Bakoyannis

Ministri gjerman i jashtëm, Frank-Walter Steinmeier dhe kolegia greke Dora Bakoyannis

Bakojani shprehet për respektimin e procedurës deri në përftimin nga ana e saj të statusit të vendit kandidat për integrim. Ndërkohë pozicionimi i saj ndaj shpalljes së pritshme të pavarësisë së Kosovës u bë më se i qartë nga vetë kryeministri Karamanlis se kurrsesi nuk do të jetë ai diferencimit nga partnerët e tjerë evropianë dhe aq më shumë i vetos siç do të deshironin në radhë të parë Rusia por edhe Qiproja. "Greqia siç ka bërë deri më sot do të jetë veçanërisht e kujdeshshme, kriteri ynë është siguria dhe stabiliteti i rajonit më të gjerë, interesat e vendit dhe ruajtja e unitetit në Bashkimin Evropian, bile për një çështje absolutisht evropiane" tha Karamanlis, i cili nuk e fshehu as parapelqimin e Athinës për një "zgjidhje konsesusi" qoftë edhe momentin e fundit as vendimin e saj për të mos u bashkerenduar me qendrimin e Qipros që gjithsesi kërcënon me veto.

Kosova rast i veçantë edhe unikal

"Me ndërhyrjen tonë në konkluzionet e samitit u përfshi një nen që përcakton në mënyrë absolutisht të qartë se Kosova është një rast i veçantë edhe unikal" tha kryeministri grek duke përcaktuar kështu caqet e solidaritetit ndaj shtetit simotër por duke ezauruar njëkohësisht dhe një rezervë të vendit të tij, atë të frikës së një reaksioni zinxhir, që e radhit Greqinë ndër vendet skeptike përsa i përket pavarësisë së njëanshme.

Karamanlis shkon në Moskë

Kjo është oferta e Athinës ndaj "sensibilitetit" të Qipros që –me të drejtë siç theksojnë analistët grekë- i trembet aplikimit të modelit të Kosovës për pjesën veriore turkoqipriote të ishullit të saj të mbrojtur deri tani nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit. Por edhe ndaj Moskës se vendosur për veto, që sillet e pakënaqur ndaj real politikës së Athinës për Kosovën dhe që Karamanlis do të vizitojë të martën dhe ku do të synojë të sigurojë, paralelisht me impulsin e ri në marrëdhëniet ndështetërore, edhe mirëkuptimin rus për bashkërendimin e Athinës me kancelaritë perëndimore për pavarësinë e Kosovës.

  • Data 17.12.2007
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ccgp
  • Data 17.12.2007
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ccgp