1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia: përkohësisht veto për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe këshilla Shqipërisë

Niko Anagnosti/ Athinë7 Mars 2008

Ministria e jashtme, D. Bakojani i drejtoi apel kategorik Shkupit për kompromis. Ajo kërkoi nga Tirana "më shumë hapa të rëndësishme" në fushën e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.

https://p.dw.com/p/DKdH
Akropoli natën, Athinë
Akropoli natën, Athinë

Në deklaratën e saj të zgjeruar për shtyp ministria e jashtme greke Dora Bakojani shpjegoi edhe një herë arësyet që çuan në jo-në greke në Bruksel ose, siç parapëlqehej nga media, në “proven e parë gjenerale të vetos” ndaj ftesës së pranimit të Maqedonisë në NATO. “Politika që ndjek vendi fqinj në marrëdhëniet me Greqinë... për fat të keq nuk na lejon që të mbajmë qëndrim pozitiv si me Kroacinë dhe Shqipërinë”, tha Bakojani duke bërë fjalë për “intrasigjencë” dhe “logjikë nacionaliste” në veprimet e fqinjit të saj, që bien ndesh, sikurse tha me parimin e “fqinjësisë së mirë të një vendi kandidat ndaj një anëtari të vjetër të NATO-s siç është Greqia”.

“Nuk jemi të lumtur për këtë, asnjërit nuk i pëlqen e drejta e vetos”, tha Bakojani për të paralajmëruar se për sa kohë “nuk do të arrihet një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët” do të ekzistojë dhe “një pengesë e pakapërcyeshme në ambicjen euroatlantike” të vendit fqinj. Shefja e diplomacisë greke i drejtoi apel Shkupit për të hedhur “hapin e përgjegjshëm” si Greqia me tërheqjen nga pozicioni i saj fillestar, të bëjë pra siç tha ndryshe “lëvizjen e fitores të së ardhmes evropiane”, për të cilën ka kohë deri në samitin e Aleancës. Akti i fundit pra nuk është shkruar, është vlerësimi pas vetos nga ana e Athinës, e cila në tone të ulëta flet për mbështetje franceze dhe mirëkuptim gjerman dhe shprehet e gatshme për vazhdimin e bisedimeve për emrin, por duke mbajtur “shport të vogël”. Gjithsesi Uashingtoni, sipas Athinës, pas riaktivizimit të papritur të ndërmjetësit ndërkombëtar Nimetz preferon, siç theksoi Rais, zgjerimin bllok me A-3në, mund ta bindë Shkupin për kompromis.

Athina nuk u nxori probleme dy vendeve të tjera kandidate dhe sidomos Kroacisë, për të cilën nuk pati asnjë vërrejtje. Për fqinjin e saj Shqipërinë, e cila e kaloi provimin e “shqyrtimit individual”, Bakojani nuk mungoi të theksojë se “duhet të bëjë dhe hapa të tjerë të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe minoriteteve”.