1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Greqia nuk gjen qetësi

Episodet janë bërë sporadike, por dominuese tani bëhet vala e protestave paqësore. 12 orë, deri mesnatën e mbrëmshme, zgjati protesta e të rinjve të ulur para parlamentit grek.

Policia përdor gaz lotsjellës kundër protestuesve në qendër të Athinës- E shtunë 14 dhjetor, 2008.

Policia përdor gaz lotsjellës kundër protestuesve në qendër të Athinës- E shtunë 13 dhjetor, 2008.

Sot në të gdhirë përfunduan episodet këtu në Athinë, që filluan mbremë pak para mesnate, kur autonomet e lagjes Eksarhia, bastionit të tyre, sulmuan me bomba molotov qendrën policore të saj, dhe në vazhdim zyrat e opozitës socialiste. Sërish pati sulme dhe kundër bankave në Athinë dhe Selanik.

Një i ri i ofron lule policëve para parlamentit grek - E premte 13 dhjetor

Një i ri i ofron lule policëve para parlamentit grek - E premte 12 dhjetor

Gjithsesi ngjarjet në fjalë janë të kufizuara dhe shënohen si për të kujtuar se, makthi i javës së konfrontimeve dhe shkatërrimeve të mëdha nuk ka kaluar plotësisht, siç mendon qeveria. Thjesht, tani po bëhen dominuese revoltat paqësore, siç ishte ajo e qindëra të rinjve dhe prindërve, që ulur dhe me qirinj të ndezur, për gati 12 orë, qëndruan deri në mesnatë para parlamentit grek. “Jam këtu si prind por edhe si qytetar për të protestuar,” thotë njëri prej tyre. Një i ri mbështet dorën e tij në mburojën e një polici dhe e shikon me ngulm si për t’i thenë “pse?” për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Aleksis Grigoropullos. Disa të tjerë të zhveshur lakuriq nga mesi e lart dhe me duart të lidhura pas, fshikullojnë represionin policor dhe një grup tjetër me kitarë këndon këngën e John Lenon.

Qendra, apo “zemra tregtare” e kryeqytetit, është vërtet e vdekur, siç thonë tregtarët nga shkatërrimet dhe më shumë nga frika e episodeve që i mban larg qytetarët, me gjithë apelin dëshperues dhe të kryetarit të Bashkisë për të kundërten, por ajo do të jehojë përsëri nga manifestimi i madh mbarëarsimor i së enjtes.

Greqia nuk gjen qetësi - Athinë - E shtunë 13 dhjetor 2008

Greqia nuk gjen qetësi - Athinë - E shtunë 13 dhjetor 2008

Protesta të ulura, bllokime rrugësh dhe zaptime shkollash janë aktivitetet e programuara për këtë javë nga ana e rinisë për të përcjellë mesazhin se maska është e huaj për të dhe se ka një ëndërr, që nuk mund të injorohet. “Djemtë tanë nuk ngrihen pa arësye. Ata nuk venë në dyshim të vërtetën, por tradhtinë e saj” ishin fjalët edhe të kryepeshkopit të moderuar kur vala e solidaritetit e manifestuesve të huaj nga Berlini, Parisi, dhe Roma, u shtri në Shkup, Moskë dhe deri në Melburnin e Australisë.

Vetë opinioni i gjerë në masën 60 përqind të tij, sipas anketimeve të shumta, mendon se revolta pati “karakteristika autentike te një proteste sociale”. Në masën 76 përqind dënon qëndrimin e policisë dhe në masën 83 përqind shprehet i dekurajuar nga qendrimi i qeverisë, që edhe nëpërmjet kreut të saj Karamanlis, sheh teprime të medias së huaj në vlerësimet e saj për “vakuum pushteti” në kulmin e trazirave.

DW.COM

  • Data 14.12.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GFkh
  • Data 14.12.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GFkh