1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Greqia me paketën e dytë të ndihmave

Programi i dytë i ndihmave për Greqinë u dha. Ministrat e Financave të BE aprovuan një paketë të re ndihmash prej 130 miliardë euro.

Takim i ministrave të financës të zonës së euros

Takim i ministrave të financës të zonës së euros

Greqia duket se është shpëtuar paraprakisht. Megjithë pyetjet e mbetura pa përgjigje qeveria e Athinës dhe donatorët ndërkombëtarë kanë rënë dakord për dhënien e miliardave të tjera. "Unë mendoj se jemi duke arritur një zgjidhje konsensionale", tha ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble të hënën gjatë këshillimeve që u zhvilluan në Bruksel me kolegët nga zona e euros. Duhen sqaruar vetëm detajet, ndër të tjera si do të ulet kuota e borxheve prej 120 përqind e prodhimit të përgjithshëm bruto (PPB)të Greqisë vend deri në vitin 2020. Deri tani mali i borxheve është ulur nga 160 në 129 përqind e PPB. Po ashtu duhet sqaruar si do të kontrollohet më mirë qeveria e Athinës për zbatimin e reformave të saj dhe planeve të kursimeve.

Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble në Bruksel me kolegët nga zona e euros

Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble në Bruksel me kolegët nga zona e euros

Shefi i grupit të euros Jean-Claude Juncker, i nxiti ministrat e financave për të marrë vendimet pas kundërshtimeve disajavore të Greqisë për kushte të tjera të ashpra. Vendet e euros duhet "të fusin tani dorën në xhep, ne nuk mund të harrxhojmë kohë," tha ai.

Qeveria e Athinës do i bëjë fillimisht një ofertë kreditorëve privatë për këmbimin e bonove. Nëpërmjet shlyeres së letrave të vjetra me vlerë dhe dhënies së bonove të tjera me afat 30 vjeçar do të nxirren nga 8 deri më 11 mars 100 miliardë euro. Rreziku për falimentimin e Greqisë, është ulur nëpërmjet paketës së ndihmës, më 20 mars duhet të paguhen 14,5 miliarden euro obligacione shtetërore. Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos, tha se faza e pasigurisë e cila dëmtoi vëndin e tij dhe zonën e euros, është duke marrë fund.

Si Gjermania për marrëveshjen folën edhe francezët dhe finlandezët. "Të gjitha pjesëzat e mozaikut ndodhen mbi tavolinë, ato duhet vetëm të bashkohen," tha ministri frandez i financave, Francois Baroin. Ministrja finlandeze Jutta Urpilainen, siguroi se Greqia dha të gjitha premtimet e duhura.

Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, me kolegun francez, Francois Baroin dhe atë luksemburgas, Luc Frieden

Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, me kolegun francez, Francois Baroin dhe atë luksemburgas, Luc Frieden

Në këtë mënyrë shancet janë të mira për paketën e dytë të të ndihmave, prej 130 miliardë eurosh. Programi përfshin 30 miliardë euro për garanci, me të cilat do të sigurohet shuma e dhënë nga kreditorët privatë. Ata duhet të heqin dorë nga 70 përqind e vlerës aktuale të kërkesave të tyre.

Megjithatë pas dy javësh do të shihet nëse bankat dhe fondet kanë marrë pjesë sa duhet. Çfarë do të ndodhë nëse j otë gjithë kreditorët heqin dorë nga kërkesat e tyre, nuk dihet.

Autor: reuters, dpa, aca

Redaktoi: A Verbica