1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Greqia kundër sanksioneve ndaj Rusisë

Kryeministri grek, Aleksis Cipras thotë në një intervistë me median ruse se pret "pranverë" në marrëdhëniet me Rusinë. Mediet gjermane citojnë Cipras që lidhjet me Rusinë i sheh që në luftën kundër Gjermanisë hitleriane.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ka deklaruar se Greqia nuk i mbështet sanksionet e BE kundër Rusisë. "Ne nuk jemi dakord me këto sanksione. Unë i shoh ato si rrugë pa krye". Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian janë informuar se mbështetja e qeverisë së re greke nuk është e garantuar. Këto Cipras ia tha agjencisë ruse të lajmeve Tass, në një intervistë të cituar sot (31.03.2015) nga "Welt", "Spiegel" dhe "Tagesspiegel". Kryeministri grek ka njoftuar Presidentin e BE, Donald Tusk dhe Përfaqësuesen e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini se Greqia do të bëjë rezistencë ndaj zgjatjes së sanksioneve. Moska ka kohë që e pret një rezistencë greke ndaj sanksioneve të BE ndaj saj, si një instrument ndikimi në bashkësi.

Humbjet e ekonomisë greke nga embargoja e Rusisë Cipras i llogarit në rreth 430 milionë dollarë. Moska ka bërë të ditur se do të shqyrtojë javët e ardhshme një përjashtim të Greqisë nga sanksionet ndaj BE, për frutat greke.

'E ardhme e mrekullueshme' në marrëdhëniet greko-ruse

Cipras foli për "një pranverë" në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Rusisë, pas raportit "të ngrirë" të mëparshëm. Bazën për afrimin me Rusinë ai e argumenton edhe me luftën e përbashkët të grekëve dhe rusëve kundër Gjermanisë hitleriane. Greqia dhe Rusia kanë paguar taksën më të lartë të gjakut në Luftën e Dytë Botërore, thotë ai në intervistë me agjencinë Tass. "Shtetet tona kanë një të kaluar të shkëlqyer të luftës së përbashkët, ne mund të kemi edhe një të ardhme të mrekullueshme", tha Cipras.

Intervista bëhet në prag të vizitës në Moskë në 8 prill të kryeministrit Cipras. Në Moskë ai do të takohet jo vetëm me Presidentin Vladimir Putin, por edhe me Patriarkun Kiril, kreun e Kishës Ortodokse ruse.

Cipras është i interesuar edhe të marrë kredi për ekonominë greke nga Rusia. Ai do të shoqërohet në vizitën në Moskë nga ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos. Partia e Kammenosit, Grekët e Pavarur ka marrëdhënie të mira me Moskën. Kjo parti i përmendi kreditë eventuale nga Rusia që pas zgjedhjeve. 'Tagesspiegel' citon zëvëvendësministrin e jashtëm grek, Nikos Chountis, i cili thotë se Moska i ka bërë Greqisë oferta për t'i dhënë kredi. Shumë politikanë të qeverisë së re vijnë nga radhët e Partisë Komuniste greke, e cila më parë ka qenë besnike ndaj Moskës.