1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Greqia ka dalë nëpër rrugë

Dy federatat më të mëdha sindikaliste të Greqisë organizojnë sot pasdite një manifestim të përbashkët para parlamentit grek, ku pritet të aprovohet projektligji për siguracionin social.

Zgjedhjet në Greqi, shtator 2007- Costas Karamanlis

Zgjedhjet në Greqi, shtator 2007- Costas Karamanlis

Një natë më parë parlamenti ishte rrethuar në mënyrë simbolike nga partia e majtë Sinaspismos që kërkon tërheqjen e projektligjit "si të padrejtë dhe antisocial" . Me këtë kërkesë doli nëpër rrugë pothuajse gjithë Greqia.

Punëtorë por edhe mësues, inxhinjerë, mjekë, nënpunës të bankave, farmacistë dhe gazetarë, që vazhdojnë edhe sot, ndodhen në përplasje frontale me qeverinë. Për më se një javë zona të tëra zhyten në errësirë nga ndërprerjet alternative të rrymës elektrike për shkak të grevistëve të korporatës energjitike, kurse Athina ndodhet nën rrethimin e mbeturinave dhe grevistët e këtij sektori nën kërcënimin e prokurorisë.

Pjesë e manifestuesve edhe emigrantët. "Ne emigrantët, punëtorët e ndërtimit, manifestojmë sot për të drejtat tona së bashku me punonjësit grekë" na thotë një prej emigrantëve shqiptarë që masat e ligjit për uljen e kuotës së pensionit apo shtimin e viteve të punës -veçanërisht për gratë- e bëjnë dhe më të zymtë përspektivën e tyre të përfitimit të pensionit. Ne themi: Siguroni emigrantët dhe paguani 20 miliardë euro si shtet dhe punëdhenës, që u keni borxh arkave të siguracionit sociale," na thotë një sindikalist grek.

Me gjithë vendosmerinë e saj për t`i shkuar reformës deri në fund, pa llogaritur siç duket dhe koston politike, qeveria nuk mundi të bindë opinionin për tre pika të e reformes së saj: jo ulje të pensionit, jo shtim të viteve të punës, jo shtim të kontributeve financiare të punonjësve. Kryetari i Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë, Janis Panagopullos, u tha korrespondentëve të huaj se kolegët e tij në Evropë çuditen me gjërat që degjojnë se do të ketë ulje pensioni nga 25 deri 69% për një kategori kur vetë shteti katër vitet e fundit i ka borxh sistemit të siguracionit social 10 miliardë euro dhe evazioni fiskal arrin 23% në vend. Sipas Institutit të Punës, sigurohen vetëm 300-350 milion euro për vit me reformën, pra pak muaj mbijetese për sistemin e siguracionit, por përfitime të dukshme veçanërisht për punëdhenësit dhe veçanërisht kapitalin bankar që do të menaxhojë depozitat e arkave të siguracionit social.

  • Data 20.03.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DRvt
  • Data 20.03.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DRvt