1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Greqia i bën presion BE-së - Papandreu pret një plan krize

Greqia është duke bërë presion. Kryeministri Giorgos Papandreu kërkoi të enjten para Parlamentit Evropian në Bruksel një plan konkret për Greqinë. Nëse BE nuk bie dakord për këtë, atëherë Greqia do t`i drejtohet FMN.

Kryeministri grek Papandreu dhe ai i Luksembugru, Juncker.

Kryeministri grek Papandreu dhe ai i Luksembugru, Juncker.

Giorgos Papandreu e di se javën e ardhshme vendi i tij do të ndodhet në pres të thikës. A do t`i pranojë populli grek kursimet e mëdha që janë parashikuar? Dhe a do të mjaftojnë ato për të qetësuar tregjet financiare? Por Papandreu e di edhe se problemi nuk është vetëm i Greqisë, por i të gjithë zonës së euros. Prandaj ai nuk druhet para ushtrimit të presionit mbi BE-në. Ai i mban të gjitha opsionet të hapura, në rast nevoje mund t`i kërkojë ndihmë FMN, thotë Papandreou para komisionit financiar të Parlamentit Evropian: „Ne kemi folur me FMN. Ata nuk kërkuan më shumë prej nesh. Por unë do të preferoja një zgjidhje evropiane, sepse ne jemi pjesë e zonës së euros dhe duhet t `i tregojmë botës, se Evropa është në gjendje të veprojë bashkarisht.“

Greqia i bën presion BE-së - Papandreu pret një plan krize.

Greqia i bën presion BE-së - Papandreu pret një plan krize.

Përjashtim nga zona e euros?

Prandaj ai i kërkoi kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së, që në takimin e nivelit të lartë që mbahet javën e ardhshme të marrin një vendim për ndihmat financiare. Megjithatë ai shpreson që paketa e ndihmave të mos jetë e nevojshme. Qeveria federale gjermane në Berlin qëndron e rezervuar për këtë çështje. Kancelarja gjermane Angela Merkel mendon madje, që nëse një vend shkel rregullat e paktit të stabilitetit, atëherë edhe mund të përjashtohen nga bashkimi monetar, një masë që deri tani nuk ka qenë e parashikuar. Papandreou tha në Bruksel: „Një nxjerrje përjashta do të ishte gabim jo vetëm për Greqinë, por për gjithë unionin."

Kryeministri grek kundërshtoi edhe në mënyrë direkte pozicionin gjerman, që thotë se çështja e reparacioneve nga Lufta e Dytë Botëore është zgjidhur. Zëvendësi i Papandreut, Theodoros Pangalos akuzoi Gjermaninë disa javë më parë, se ka vjedhur gjatë Luftës së Dytë Botërore floririn e Bankës Qëndrore Greke dhe në këtë mënyrë ka shkaktuar krizën e sotme financiare. Faktikisht Papandreou kërkon të mos i përziejë këto dy çështje. „Çështja e reparacioneve vazhdon të mbetet e hapur. Ne kemi folur herë pas here me Gjermaninë për këtë çështje, por unë mendoj se nuk është e përshtatshme për të folur tani për këtë temë, kur jemi duke folur për diçka krejt tjetër,“ thotë Papandreu.

Papandreu tek Merkeli

Papandreu tek Merkeli

Shkaktarët e krizës duhet të kthehen në shpëtimtarë

Duket sikur Greqia kërkon të mbulojë dështimin e vet. „Unë nuk jam duke kërkuar kokën e turkut. Ne vetë jemi përgjegjës për të korrigjuar gabimet“, thotë kryeminsitri. Dhe kjo vlen kryesisht përballë tregjeve financiare. Megjithatë duket si ironi të mendosh se po ato institute financiare që janë përgjegjës për krizën financiare globale, po ato duhet të marrin vendime për fatin e një vendi. Këtë mendim ka Papandreou, këtë mendim ka edhe kryetari i Komisionit financiar Wolf Klinz. „Pikërisht ato banka dhe institute financiare që ndodheshin disa muaj më parë para falimentimit dhe u shpëtuan me paratë e taksapaguesve, po ato shfrytëzojnë tani rastin për të spekuluar kundrejt euros…(Applaus),…dhe për të nxjerrë përfitimet e tyre. Mos u çudisni nëse Parlamenti Evropian merr masa në rregullimin e tregtisë së derivateve, masa që ju do i vlerësoni si të ashpra.“

Duartrokitjet e mëdha në një rast të tillë, tregojnë se të paktën në një pikë të gjitha palët e komisionit të financave janë dakord.

Autor: Christoph Hasselbach

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 19.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MWYb
  • Data 19.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MWYb