1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Greqia e paralizuar: Protesta masive në mbarë vendin

Greqia është paralizuar nga një grevë e përgjithshme 48 orëshe - për herë të tretë në këtë vit. Para parlamentit grek ka pasur përleshje të ashpra mes policisë dhe demonstruesve. Sindikatat protestojnë kundër kursimeve.

Grevë e përgjithshme në Greqi

Grevë e përgjithshme në Greqi

Sindikatat në Greqi nuk pajtohen me kursin e kursimeve të qeverisë dhe kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme dyditore në vend. Ato duan të detyrojnë kryeministrin Papandreu për një kurs më të zbutur. Për dy ditë vendi do të jetë thuajse i izoluar nga bota e jashtme. Parlamenti grek pritet që të enjten të miratojë një program tjetër drastik, i cili përveç rritjes së taksave dhe uljes së pagave parasheh edhe shkurtimin e vendeve të punës në sektorin shtetëror. Para parlamentit grek ka pasur përleshje të ashpra mes policisë dhe demonstruesve. Policia përdori gazin lotsjellës kundër demonstruesve që shkaktuan trazira. Megjithatë sindikatat greke që bëjnë thirrje për kaq greva, nuk janë shumë fuqishme.

Por si është gjendja e sindikatave? Jannis Kouzis ështe profesor për marrëdhëniet e punës në universitetin e Panteion në Athinë, këshilltar i sindikatës më të madhe GSEE, si dhe autor i studimit deri tani më të plotë për sindikatat në Greqinë e sotme, nuk e kursen kritikën e qartë ndaj stilit drejtues të bosëve të sindikatave.

Pse sindikatat nuk janë më atraktive

Arsyen kryesore për rënien e ndikimit të sindikatave të mëdha ai e sheh në një këndvështrimin e ri për marrëdhëniet e punës, si dhe në veçoritë e tregut të punës në Greqi. "Në 20 vitet e fundit sindikatat masive nuk janë më shumë tërheqëse, ankohet professor Kouzis. Në radhë të parë punonjësit e rinj nuk mund t'i entuziasmosh thjesht për veprime në frymën kolektive. Prandaj numri i anëtarëve të sindikatave ka mbetur i pandryshuar që prej fundit të viteve tetëdhjetë. Por nuk duhet harruar se 99,5 përqind e sipërmarrësve grekë punësojnë më pak se 20 punonjës dhe në këto struktura të vogla ndërmarrjesh është e vështirë të ndërmerren aktivitete sindikaliste."

Flash-Galerie Neue Streikwelle

As gazetat dhe media të tjera nuk punojnë sot

Sipas mendimit të shumë ekspertëve Greqia ndjek një trend në mbarë Evropën: Marrëdhëniet moderne të punës janë fleksibël dhe të paqarta. shpesh vendet e punës që konsiderohen të sigurta zëvendësohen me kontrata me kohë të pjesshme dhe të pavarura. Kështu që sindikatat masive nuk shfaqen më të gjithëpushtetshme.

Sindikatat të implikuara me politikën

Perveç kësaj disa përfaqësues të sindikatave bien në varësinë e politikës. Në Greqi nuk është gjë e rrallë për një parti në qeverisje, që bosët e sindikatave t'i pajisin me një mandat deputeti apo post ministri. Jannis Kouzis shprehet:

"Një lëvizje sindikaliste, që përceptohet si jo e besueshme, i jep kundërshtarëve të saj një arsye për sulm frontal, thotë profesori athinas për marrëdhëniet e punës. Sindikatat vetë duhet të marrin këtu iniciativën, të shmangin ndërhyrjet nga jashtë, dhe të luftojnë për autonominë e tyre nga partitë politike. Por kjo nuk është e lehtë."

Grevë në porte

Grevë në porte

Dita e grevës paralizon shërbimet

Megjithatë për mungesë dëshire për grevë nuk mund t'i akuzosh sindikatat greke. Që nga viti 1979 më shumë se 5.300 greva janë regjistruar në vend, 90 përqind e tyre në shërbimin publik. Së paku 1.300 ditë pune nuk janë kryer. Shumë qytetarë fillojnë të krijojnë përshtypjen se konfliktet e punës janë kryer në kurrizin e tyre, veçanërisht sepse në Greqi si rregull nuk ofrohen shërbime minimale në ditën e grevës. E thënë më saktë: Një shërbim minimal është përcaktuar tashmë, por ky ligj për fat të keq zbatohet shumë rrallë, shpjegon profesor Kouzis. "Sipas situatës aktuale ligjore një grevë në shërbimet për publikun lejohet vetëm kur ofrohet personel për situata emergjente. Në se nuk është kështu, atëherë kemi të bëjmë me shkelje të ligjit të punës. Profesor Kouzis shpjegon se ai ka mirëkuptim për luftën për punën. Por është shumë e rëndësishme, që të mos shkaktosh zemërimin e publikut, kur atë nuk e fiton dot për vetë.."

Autor: Jannis Papadimitriou/Angjelina Verbica

Redaktoi: Lindita ARapi

DW.COM