1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Greqi: Turizmi si shpresë

Nën moton "Live Like Local" në Greqi po zhvillohen ide të reja për turizmin.

Greqia pret sivjet rreth 28 milionë turistë. Deri para pak kohësh ekspertët mendonin se ky numër do të qe më i ulët dhe pjesërisht kjo prognozë është e saktë. Nga njëra ana valët e refugjatëve sidomos në ishujt përgjatë Azisë së Vogël i frikësojnë shumë turistë. Nga ana tjetër deklaratat e qeverisë për ngritjen e taksave i bënë shumë firma turistike që t'i anulojnë rezervimet.

Megjithatë turizimi mbetet një nga degët më të forta të ekonomisë së Greqisë. Rreth një e pesta e prodhimit të brendshëm bruto vjen prej industrisë së turizimit. Po ashtu një ndër pesë të punësuar në Greqi punon në këtë sektor. Tendenca në rritje.

Ide të reja dhe angazhim

Suksesi i turizmit në Greqi lidhet me ide të reja inovative. Kështu p.sh. Grigoris Fanoulas investoi në Pilion në Thesali 35.000 euro dhe zhvilloi idenë e turizimit idividual.

Grigoris Fanoulas in Volos (DW/M. Milona)

Grigoris Fanoulas

Nën moton "Live Like Local" ai u ofron turistëve mundësi që të kalojnë pushimet në familje greke dhe të bëjnë atë që bëjnë ato. Pra kush shkon te bariu, duhet të mjelë bashkë me të, te mullixhiu të bluajë bashkë me të e kështu me radhë.

E gjithë oferta mund të merret ose si paketë individuale, ose për grupe të vogla deri në dhjetë vetë. Ky lloj turizimi është edhe turizëm i butë.

Ideja ime, tregon Grigoris Fanoulas ishte të shpëtoja përmes turizimit profesione tradicionale që po kërcënohen nga zhdukja dhe t‘u jepja atyre një të ardhme. Ndërkohë zilja e telefonit nuk pushon. Një operator turizimi nga SHBA interesohet për programin "Live Like Local". Nëse interesi vazhdon të jetë po kaq i madh, thotë Grigoris Fanoulas, ai beson se investimi i tij, që e ka nisur para tre vjetësh, do të amortizohet në tre vitet e ardhshme.

Marianthi Milona