1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Greqi: Ndihmës vullnetarë për njerëzit në vështirësi

Ulja e rrogave, rritja e taksave, shkurtimet e vendeve të punës në sektorin e shërbimeve publike i kanë varfëruar shumë grekë. Një nismë model: gjermano-greku Alexandros Jazakis ndihmon të varfërit në Aigion.

Kur del Aigion pranë Patrë Alexandros Jazakis të gjithë e dinë, se po u vjen ndihma. Ai nuk është politikan, as diplomat apo ekspert ekonomie. Ndihma që jep ai është e prekshme, ajo shkon në vendin e duhur. Kjo ndihmë është urgjentisht e nevojshme. Ndaj 73-vjeçari vazhdimisht ndodhet në lëvizje.

Alexandros Jazakis – vjen nga Freiburgu, e jeton qysh prej dekadash në Aigion. Ai është grek me bindje dhe për këtë arsye ka hequr dorë nga pasaporta gjermane dhe nga emri i dikurshëm gjerman: Para një viti themelova këtu „Fermën e solidaritetit“, thotë ai. Kush bashkëpunon, mund edhe të korrë. 4000 metra katrorë fushë e mbjellë me zarzavate për grekët në vështirësi. Këtu nuk ka ndihmë sociale nga shteti. Njerëzve këtu u mungon gjithçka. Madje edhe ushqimi.

Kështu p.sh. vajza e Marias është gjashtë vjeç, burri i saj është me kancer në spital. "Unë tani për tani jetoj vetëm prej fermës. I jam mirënjohëse kësaj nisme dhe ndihmës që vjen nga Gjermania." Krahas ndihmës nga ferma atyre u jepet edhe një mbështetje financiare prej 50 Eurosh në muaj - donacione këto nga një shoqatë gjermane, që e ka themeluar Jazakis me disa miq të tij. „Ndihma për Greqinë, që mbërrin në destinacion“, quhet shoqata jofitimprurese e tij. Që ajo t'i përgjigjet si duhet objektivit, bashkëthemeluesit gjermanë rregullisht interesohen për të drejtat dhe se si ecën puna. "Vërtetë nuk ka kosto administrimi. Ato janë zero. Ne edhe fluturimet tona i paguajmë vet. Ne nuk kërkojmë që faturat e shërbimit të na rimbursohen."

Në fillim kjo ishte vetëm një nismë e vogël private. Kur në mediat gjermane për këtë mësoi opinioni i gjerë, llogaria e donacioneve u rrit nga 1300 Euro në 40 mijë – dhe miqtë themeluan një shoqatë të regjistruar, e cila ndërkohë mbështet 100 familje. Me paratë, që sillen vazhdimisht në mënyrë të pjesshme, miqtë nga Gjermania përballojnë ndihmën fillestare. Ndihmë për njerëzit, në dallim nga milionat e BE-së, që kanë shpëtuar kryesisht bankat. Alexandros ndihmon edhe të moshuarit e të sëmurët, që nuk mund të punojnë në fermë. P.sh. Giorgios Kalaizakis dhe nënën e tij Afroditi. Të dy jetojnë me pensionin e tyre - 340 Euro. Me paratë nga Gjermania Giorgios i sëmurë me zemër të paktën mund të paguajë medikamentet. Çdo ndihmë e vogël ia vlen. Afroditi është tani 86 vjeç, ajo ka përjetuar luftën, por kaq keq sa tani, nuk ka qenë asnjëherë, thotë ajo.

Qëkurse BE-ja i kërkon kurs të rreptë kursimesh Greqisë, papunësia është katërfishuar. Shtresa të gjera të popullsisë janë varfëruar - duke mbetur pa asgjë. Para krizës Maria ishte infermiere. Por tani - ajo nuk ka asnjë shans. Ajo nuk është në gjendje as të paguajë taksat dhe as energjinë. Madje për këtë arsye shteti tani në bazë të ligjeve të reja mundi t'i marrë peng asaj shtepinë në vend të borxheve.

"Shpesh strukem në qoshe dhe qaj, por e di që unë jam ajo, që duhet të bëhem e fortë dhe të qendrojë me këmbë në tokë. Forcën ma jep fëmija", thotë ajo.

Problemet politike Alexandros nuk mund t'i zgjidhë. Por sa u përket ndihmave tani ai është një profesionist. Ideja e re e tij tani është të ftuarit gratis. Ajo që nisi me pak para e shumë iniciativë vetiake, ndërkohë është shndërruar në një zyrë sociale në Aigion. "Puna këtu, ndihma për familjen, për të varfërit, kjo më jep energji. Ne vemë diçka në lëvizje, është kolosale ajo që kemi arritur në dy vjet e gjysmë." Shoqata është një institucion në Aigion. Madje kryebashkiaku shpreh mirënjohjen. Ai e vlerëson nismën gjermane. Të ndihmosh është fare e thjeshtë, por e rëndësishme është ta ndërmarrësh hapin për ta dhënë këtë ndihmë.