1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Greqi: luftë mafiozësh apo racizëm?

Në Manolada të Greqisë perëndimore të mërkurën në mbrëmje (17.04.) kryepunëtorë shtinë me pushkë mbi mbledhësit e luleshtrydheve, kur ata kërkuan pagat e tyre të papaguara prej gjashtë muajsh.

Sindikata lokale dhe të gjitha mediat greke flasin për një "pazar skllevërish" në fushat e luleshtrydheve në Manolada. Një zëdhënës i sindikatës tha se autoritetet kanë kohë që janë në dijeni për kushtet çnjerëzore të punës së punëtorëve sezonalë, por kanë ndërmarrë shumë pak, sepse nga "mungesa e personelit" ata nuk mund të ndjekin çdo informacion të popullatës.

"Mafia e luleshtrydheve"

Gazeta Eleftherotypia flet për një "mafia të luleshtrydheve". Edhe pse mund të tingellojë e ekzagjeruar, ka shumë shenja që flasin se në rajon është krijuar një sistem i errët dhune dhe kontrolli. Që në vitin 2008 punëtorët e huaj sezonalë kanë protestuar për kushte çnjerëzore pune dhe janë rrahur nga gjoja të panjohur. Në vitin 2011 policia mundi të çlirojë 35 punëtorë rumunë nga duart e kriminelëve, të cilët i kërcënonin me armë. Verën e kaluar dy burra tërhoqën në rrugët e Manoladës një egjiptian 22 vjeçar, pasi ia kishin kapur kokën me derën anësore të një makine. Sipas të dhënave të kryetarit të bashkisë njëri nga keqbërësit e atëhershëm ka qenë i përfshirë në sulmin e fundit me armë kundër ndihmësve të të vjelave.

"Në rajon janë krijuar struktura mafioze",deklaron deputetja dhe zëdhënësja e partisë konservatore në qeveri Nea Dimokratia, Sofia Voultepsi, në radion e Athinës Real News. „Ajo që ndodh atje, nuk është në fakt asgjë e re, por deri tani mbetemi vetëm tek konstatimet.

Punëtori nga Bangladeshi Mohamed (C), 25vjeç ndihmohet nga shokët pasi është qëlluar në Manolada me 18 maj 2013 day evening. Greece's government strongly condemned on Thursday the shooting of dozens of immigrants at a strawberry farm in southern Greece that left more than 20 slightly injured, the latest violent incident in the crisis-hit country. Three Greek foremen at the farm in the southwestern town of Manolada opened fire at about 200 Bangladeshi immigrants who protested over unpaid wages on Wednesday, police said. More than 20 people were hospitalized but were not heavily injured. REUTERS/Giorgos Moutafis (GREECE - Tags: CIVIL UNREST)

Punëtori nga Bangladeshi Mohamed (C), 25vjeç ndihmohet nga shokët pasi është qëlluar në Manolada me 18 maj 2013

Çdo herë, kur bëhen përpjekje për të arrestuar dikë në vend, i dyshuari mbrohet nga dikush në kohën e duhur dhe nuk i ndodh asgjë“, ankohet politikanja. Ajo premton edhe përmirësime: Të prekurve u duhet ndihmuar me anë të një ligji të ri për mbrojtjen e punës, mendon Voultepsi. Por deri tani ajo nuk ka dhënë detaje.

Gazetarët kureshtarë kërcënohen dhe rrihen

Kush dëshiron të mësojë për kushtet e këqia në Manolada, përballet me rrezikun. Në prill 2011 dy gazetarë të gazetës së përditshme të Athinës To Vima, të cilët donin të vizitonin një strehimore të punëtorëve sezonalë bullgarë në rajon, janë rrahur nga kryepunëtorët. Makina u tyre u godit, kamera iu vodh. Jannis Arvanitakis, cili u prezantua si pronar i plantacionit të luleshtrydheve, i tha policisë se sjellja e njerëzve të tij kishte qenë thjesht për arsye vetëmbrojtjeje, sepse gazetarët kishin hyrë "si vjedhës", duke shkelur të drejtën e tij të pronësisë.

Sipas hulumtimeve të gazetës To Vima disa gazetarë janë kërcënuar vitet e fundit nga të "panjohur", ndër ta edhe kryeredaktori i një gazete të madhe lokale, ish-korrespondenti televiziv i kanalit Antena të Athinës dhe madje edhe kryetari i Shoqatës së fotoreporterëve grekë.

Problemet janë ndoshta edhe më të thella, thotë eksperti financiar dhe tatimor Vangelis Ambeliotis në radiostacionin Skai: "Në qoftë se punëdhënësi nuk ka para për të paguar pagat, atëherë kompania e tij duhet të të mbyllet. Në vend të kësaj shpesh ndodh kjo: punëdhënësi pushon punonjësit, për të mos paguar pagat e papaguara, dhe në vend të tyre merr punëtorë të lirë. Apo edhe më keq: Punëdhënësi kallëzon punëtorët e tij të huaj sezonalë, të cilët shpesh qëndrojnë në Greqi ilegalisht, për të mos paguar pagat e prapambetura", thotë Ambeliotis i zemëruar.