1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryetari i Agimit të Artë do të qëndrojë në paraburgim

Jannis Papadimitriou/ Amarildo Topi5 Tetor 2013

Drejtësia greke jep vendimin kundër ekstremistëve të djathtë të "Agimit të Artë". Tre prej tyre do të qëndrojnë në paraburgim dhe për momentin nuk kanë humbur ende mandatin e tyre në parlament.

https://p.dw.com/p/19tyv
Fotografi: Reuters

Nikolaos Michaloliakos, kryetari i partisë së ekstremistëve të djathtë "Agimi i Artë", do të vazhdojë të qëndrojë në qeli. Një gjë të tillë vendosi Gjykata mëngjesin e së enjtes (03.10.2013). Ai u arresttua fundjavën e shkuar. Michaloliakos akuzohet se ka kthyer partinë e tij në një "organizatë kriminale". Në qeli do të qëndrojnë gjithashtu nënkryetari Christos Pappas dhe deputeti Jannis Lagos, i cili është përgjejgjës për sindikatat e punëtorëve.

Në foto, Nikolaos Michaloliakos
Në foto, Nikolaos MichaloliakosFotografi: Reuters

Të martën mediat dhe poltikanët u befasuan, kur tre drejtues të tjerë të partisë u liruan deri në nisjen e procesit. Mes tyre është edhe zëdhënësi i partisë, Ilias Kassidiaris, ish pjestar i forcave ushtarake elite greke, që akuzohet për drejtimin e bandave të Agimit të Artë. Ekspertët flasin për një tërheqje të kryeministrit Antonis Samaras, i cili kishte deklaruar më parë se do të "shtypte" ekstremistët e djathtë.

Në çdo rast Gjykata vendos nëse një i akuzuar do të qëndrojë në paraburgim thotë Ilias Anagnostopoulos, profesor i së Drejtës Penale në Universitetin e Athinës. Përcaktuese janë provat e mbledhura, personaliteti i të akuzuarit dhe mundësia nëse ai mund të arratiset apo jo, ose të përsërisë krimin. "Pritshmëritë e publikut për procesin janë të larta dhe gjithashtu është edhe presioni i medias, prandaj edhe vendimi i dënimit të tyre do të jetë i shpejtë", thotë Anagnostopoulos.

Kostis Papaioannou Kommission für Menschen- und Bürgerrechte in Athen
Kostis Papaioannou, President i Komisionit Grek për të Drejtat e NjeriutFotografi: DW/J. Papadimitriou

Çdo të ndodhë me "Agimin e Artë"?

Pritshmëria e lartë e opinionit publik ka vënë nën presion shtetin "që do të veprojë shpejt për të kompensuar dështimin e disa kohëve më parë", mendon Kostis Papaioannou, President i Komisionit Grek për të Drejtat e Njeriut. Ai thotë gjithashtu se edhe vetëkritika nga ana e shtetit është e nevojshme sepse institucionet e tij nuk kanë vepruar deri tani ndaj ekstremistëve të djathtë.

Ilias Anagnostopoulos Uni Athen
Ilias Anagnostopoulos, profesor i së Drejtës Penale në Universitetin e AthinësFotografi: DW/J. Papadimitriou

Që prej kohës së rivendosjes së demokracisë në vitin 1974 nuk kishte pasur asnjë proces kundër deputeteve. Për këtë arsye nuk dihet se si do të veprohet me "Agimin e Artë", që ka 18 deputetë në parlament. Gjashtë prej tyre janë akuzuar për krijimin e një "organizate kriminale". Në parim nuk është i mundur një ndalim i "Agimit të Artë", për shkak se Kushtetuta greke nuk parashikon deklarimin ilegal të një partie. Deri tani deputetët nuk kanë humbur mandatin e tyre në Parlament.

Opinioni publik kërkon që ata të mos kenë të drejtë të marrin pjesë në votime dhe debate parlamentare. Deputetët e tjerë të "Agimit të Artë“ ndaj të cilëve nuk rëndojnë akuza i kërkuan kryetarit të parlamentit Evangelos Meimarakis që kryetari i partisë Michaloliakos të merrte pjesë në një seancë pyetjesh në Parlament. Kjo do të thoshte që ai do të sillej në sallë me eskortë policie dhe më pas do të çohej sërish në qeli, por Meimarakis tha se nuk ka komptencë për një gjë të tillë dhe është Prokuroria ajo që duhet të japë këtë leje.

Mbrojtje sipas kuadrit ligjor

Deputetët që janë të arrestuar nuk mund të marrin pjesë në votime apo debate parlamentare, por mund të marrin pjesë në aktivitete të tjera, si psh të japin deklarata politike apo intervista. Për deputetët të cilët janë të lirë, nuk ka asnjë lloj kufizimi shpjegon juristi grek i cili ka studiuar në Frankfurt. Sipas ligjeve në fuqi atyre mund tu hiqet mandati i deputetit vetëm në rast se gjykata do të japë një vendim kundër tyre.

Aktvisti i të drejtave të njeriut Kostis Papaioannou prej një kohe të gjatë i përket kritikëve të ashpër të ekstremistëve të djathtë. Por ai beson se hakmarrja është e gabuar: "Shkatërrimi i 'Agimit të Artë' është kërkesë kryesore për demokracinë greke. Ne mendojmë se demokracia jonë ka të drejtë të mbrohet." Por mbrojtja do të bëhet vetëm sipas kuadrit ligjor.