1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Greqi: Bujqësi apo high-tech?

Për shkak të mosmarrëveshjeve mes Greqisë dhe grupit të euros javët e fundit kaloi në harresë një temë e rëndësishme: cili është modeli më i mirë afatgjatë i biznesit për Greqinë?

Turizmi dhe bujqësia janë sektorët më të njohur të ekonomisë greke. Vitin e kaluar, vendi shënoi një rekord të ri me afro 22 milionë vizitorë. Sa i përket kultivimit të ullinjve Greqia renditet në vendin e tretë në botë, pas Spanjës dhe Italisë.

Në të dy sektorët ka vend për rritje, edhe pse jo shumë. Sipas një studimi të firmës McKinsey numri i vizitorëve mund të rritet vitet e ardhshme deri në 24 milionë në vit. Në fushën e bujqësisë Greqia mund të mbështetet tek prodhimet organike dhe bio dhe të përpiqet gjithashtu edhe për shtimin e vlerave prodhuese në vend.

Griechenlan Wirtschaft Olivenernte

"Nëse vaji i ullirit grek nuk rafinohet në Itali, do të arrihet shumë," thotë Christoph Schalast, profesor në Shkollën e Frankfurtit për Financave dhe Menaxhim dhe konsulent i shumë vende të Evropës Lindore në tranzicion.

Guxim për risi

Përqendrimi i fokusit tek turizmi dhe bujqësia nuk do t'i vijë shumë kohë në ndihmë Greqisë. "Vetëm këto nuk jellin mirëqenie", thotë Alexander Kritikos, drejtor i sektorit të kërkimeve në Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) në Berlin. "Në një konglomerat vendesh industriale që rinovojë vazhdimisht veten, Greqia do të mbetet prapa," thotë ai, duke iu referuar vendeve të industrializuara në zonën e euros.

Përveç kësaj, kompanitë greke janë shumë të vogla. "Shumica e njerëzve punojnë në sipërmarrje me deri në nëntë punonjës", thotë Alexander Kritikos. Kundër konkurrentëve më të mëdhej ata kanë disavantazhe në lidhje me kostot.

Përqendrimi i fokusit tek turizmi dhe bujqësia nuk do t'i vijë shumë kohë në ndihmë Greqisë

Përqendrimi tek turizmi nuk do t'i vijë shumë kohë në ndihmë Greqisë

Greqia duhet të fokusohet në teknologjitë e së ardhmes me mundësi për rritje. "Pak janë të njohura janët e forta ekzistuese në sektorin e teknologjisë së lartë," thotë Alexander Kritikos, "veçanërisht në teknologjinë e informacionit, në industrinë e energjisë dhe atë farmaceutike."

Ndikimi i shtetit

Sipas një studimi të Komisionit Evropian në vitin 2014 mbirregullimi dhe strukturat e forta burokratike e pengojnë konkurrueshmërinë e ekonomisë greke. Sipas studimit me titull "Misteri i mungesës së eksporteve greke" kjo mund të zgjidhet vetëm me reformat strukturore.

Në fakt ndikimi i shtetit mbi ekonominë greke është "pjesërisht i krahasueshëm me ekonomitë ish-socialiste në Evropën Qendrore dhe Lindore", thotë profesor Christoph Schalast nga Shkolla e Frankfurtit për Financa dhe Menaxhim. Nga këto vende në tranzicion Greqia mund të mësojë shumë për zbatimin e reformave strukturore, por edhe në krijimin e industrive të reja. "Pse nuk duhet të ketë një industri greke të automobilave, si vend prodhimi për të tjerët?" pyet Schalast.

Euro apo dhrahmi?

Sipas Christoph Schalast Greqia mund t'i ndërmarrë reformat duke qenë në Eurozonë, sikurse Portugalia, Spanja, Irlanda, ose disa nga vendet baltike.

Ekonomisti Hans-Werner Sinn, Drejtori i Institutit IFO në Mynih, mendon ndryshe. Vetëm pa euron, me një dhrahmi të hvlerësuar në masë të madhe, Greqia ka një të ardhme ekonomike - si destinacion turistik dhe vend agrar. "Fermerët do të kenë përsëri shumë për të bërë dhe do të shtohet punësimi," tha Hans-Werner Sinn për DW-në.

Alexander Kritikos mendon si Christoph Schalast. Vetëm me euron Greqia mund të mos bjerë përsëri në fazën e zhvillimit të viteve 1980. Për të gjitha degët me mundësi për të ardhmen - IT, industria farmaceutike, energjia diellore dhe e erës - duhen investime. Por kjo nuk do të ndodhë nëse vendi del nga zona e euros.