1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Greqi: Birrë kundër krizës

Në Greqi birra artizanale po bëhet gjithnjë e më e preferuar. Por prodhuesit e rinj si Nikos Roidos e kanë të vështirë, jo vetëm për shkak të burokracisë e krizës greke.

Griechenland, Für junge Bierbrauer spielen Design und Marketing eine entscheidende Rolle. (DW/F.Schmidt)

Ka pak veta që nuk ia dinë emrin Nikos Roidos, kur ai del nëpër dyqanet e Selanikut . 32 vjeçari  është një nga katër themeluesit e "Ali Bier" birrës-Ali - fabrikës së parë të vogël të birrës artizanale në metropolin grek. "Më parë kemi qenë konsumues birre, por nuk kishim menduar ndonjëherë që të prodhonim birrë", thotë ai. Në kohët, kur tregtarët grekë luftojnë me problemet ekonomike të vendit, Nikos Roidos dhe miqtë e tij bëjnë pjesë tek të paktit që munden të kenë sukses në treg me një produkt të ri.

Sukses në Selanik

Rreth 40 prodhues birre në Greqi konkurrojnë me liderët e tregut, Alfa, Mythos dhe Fix - tre birra greke që janë prej vitesh në dorë të koncerneve ndërkombëtare. Por Ali-Bier ia ka dalë të kthehet në një nga më të preferuarat në Selanik. Gati të gjitha dyqanet e verës apo pijeve alkoolike e ofrojnë këtë birrë, po ashtu edhe shumë lokale e restorante.

Griechenland, Ladenbesitzer wie Jannis Sisis (rechts) schätzen Nikos Roidos' Craft-Bier und freuen sich über das wachsende Interesse der Kunden (DW/F.Schmidt)

Pronarë lokalesh si Jannis Sisis (djathtas) e vlerësojnë birrën artizanale të Nikos Roidos

Nikos Roidos rrëfen, se "kemi studiuar të gjithë në Holandë dhe aty zbuluam se birra është një pije e shumanshme". Kështu lindi ideja që të zhvillohej një birrë artizanale edhe për tregun grek. Fillimisht me shumë vështirësi për gjetjen e kapitalit të investimeve, por më në fund një bankë u deklarua e gatshme t'u japë kredi prodhuesve të rinj të birrës.

Pritje pa fund

Si shumë tregtarë grekë, edhe Nikos Roidos duhet të luftonte nëpër xhunglën burokratike greke. "Në vitin 2012 kemi blerë një birrari. Pastaj duhet të prisnim për lejet zyrtare deri në vitin 2015, kur arritëm të prodhonim birrën e parë. Shpenzimet e përditshme duhet t'i përballosh vetë," thotë Nikos. Vetëm vitin e kaluar ai dhe partnerët kanë arritur të fitojnë me birrën e re.

Griechenland, Die Bezeichnung Product of Greece hat gerade in Krisenjahren an Bedeutung gewonnen. (DW/F.Schmidt)

Por jo vetëm burokracia greke ua vështirëson jetën tregtarëve në vend. Në vitin 2016 qeveria greke ngriti taksat për kafenë, duhanin dhe alkoolin. Zëvendëskryetari i Shoqatës Greke të Birrarive, EEZ, Sofoklis Panagiotis thotë, se problemi nuk është vetëm tatimi. "Por janë tatimet mbi firmat dhe detyrimi i sigurimeve sociale për punëtorët që u paraqesin vështirësi tregtarëve grekë".  Sipas tij vetëm për këto shpenzime përdoret 27% e fitimit.

Griechenland, Elina Petrous Kunden unterstützen bewusst Produkte von griechischen Produzenten. (DW/F.Schmidt)

Elina Petrous

Mgjithë vështirësitë, tregtia me pakicë paraqet interes për tërheqjen e llojeve të reja të birrës. Elina Petrous, nga dyqani i pijeve alkoolike, En Olo në Selanik thotë, se "produktet rajonale greke janë shumë cilësore. Kësaj i shtohet edhe një vetëdije e re. Klientët po e vlerësojnë faktin, që firmat vendosin të mos i kthejnë kurrizin Greqisë, por të prodhojnë produkte për tregun vendas."

Birrat me shije të ndryshme janë ndërkohë pjesë e një trendi të ri grek që prek të gjithë gastronominë e rafinuar. "Produktet e reja bazohen në ide tradicionale dhe receta, që frymëzimin e kanë edhe nga shijet apo metodat e prodhimit nga jashtë."