1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

030210 Griechenland EU

3 Mars 2010

Greqia anëtare e zonës së euros duhet të bëjë gjithçka për zbritjen e borxheve. Ky është mesazhi, që i dërgoi Athinës komisioneri për ekonomi Olli Rehn. Po çfarë do të ndodhë, në qoftë se Greqia s'përfiton asnjë kredi?

https://p.dw.com/p/MINw
Monedhë euro grekeFotografi: picture alliance/dpa

Jorgo Chatzimarkakis e ka Greqinë në zemër. Si deputet i liberalëve në Parlamentin Evropian dhe me origjinë nga Kreta me dëshirë përzihet në debatet për borxhet e Greqisë. Vendi duhet të kursejë si kurrë më parë dhe të orientohet ndryshe, deklaroi ai në televizion, që ka shkaktuar reagime të shumta.

Symbolbild Finanzkrise Griechenland leere Tische
Tavolina bosh në tavernën Monastiraki, në AthinëFotografi: AP

"Ai, që kupton greqisht dhe i shikon blogët, e kupton se ka edhe shumë mbështetje. Ka dhe të tillë, që thonë, se ai duhet të jetë aktiv në vendin e vet."

Në njërën anë, Chatzimarkakis do t'u dërgonte grekëve një komisioner për kursime. E në anën tjetër kërkon gjetjen e një rrugë për mbështejtjen financiare të Greqisë.

"Ndihmat do të jenë të domosdoshme. Greqia së shpejti do të ketë nevojë për 50 miliardë euro. Nëse duam të përdorim një armë të rëndë dhe të qetësojmë tregjet e kapitalit, BE-ja duhet të ndihmojë me 20 deri 25 miliardë euro."

Daniel Gros Direktor am Forschungszentrum für europäische Angelegenheiten in Brüssel
Daniel Gros, drejtor i Qendrës për politikë evropiane, (CEPS)Fotografi: CEPS

Gros: Grekët fillimisht duhet të dëshmojnë se reformat e filluara janë serioze.

Këto para duhet të vijnë prej Gjermanisë dhe vendeve tjera anëtare. Daniel Gros, drejtor i Qendrës për politikë evropiane, (CEPS) mendon se momenti për ndihma ende nuk ka ardhur.

"Para hartimit të ndonjë programi dhe hapave serioz të Greqisë, të cilët do të mbështeteshin jo vetëm prej qeverisë, por edhe prej popullit dhe partnerëve, besoj se ndihmat do të ishin tepër të hershme."

Ndryshe ekspertët e ekonomisë besojnë se në Greqi nuk po ndryshon asgjë. Ndihmat e disa vendeve të tjera do të ishin gabim. Në vend të kësaj ai propozon krijimin e një fondi monetar evropian për raste shumë të rënda si Greqia.

"Ky fond do të mund të blente deri diku borxhet e Greqisë. Jo 100 për qind, por 70, apo 80 për qind. Në këtë aksion do të përfshiheshin edhe ata, që Greqisë i kanë dhënë tepër para, por kostot do të ishin më të pranueshme."

Jorgo Chatzimarkakis
Jorgo Chatzimarkakis, deputet i liberalëve në Parlamentin EvropianFotografi: picture-alliance/ dpa

Në parim është kjo një ide e mirë, mendon Chatzimarkakis. Por një fond i tillë nuk mund të krijohet kaq shpejt. Sipas marrëveshjes së Lisbonës, shtetet anëtare nuk mund të shpresojnë asnjë lloj ndihme. Grekët pra do të duhej të dalin vetö nga balta e borxheve. Ndërkohë që falimentimi i një shteti të zonës së euros nuk është një dukuri e përditshme. Banka Qendrore Evropiane duhet të ndihmojë, mendon Klaus Matecki, anëtar i kryesisë së DGB-së. Ndërsa Daniel Gros pohon se pa uljen e nivelit të pagave në Greqi, prodhimet greke nuk mund të jenë konkurrente. Kështu do të fillonte edhe rritja ekonomike në Greqi.

Autor: Wolfgang Landmesser/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica